“Sllovenia përpiqet gjithmonë të jetë në krah të shteteve të tjera dhe të reagojë për situata si katastrofa natyrore”, tha sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë, Zdravko Počivalše ndërsa mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që u zhvillua sot në Tiranë.

“Duke pasur parasysh se ky forum ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe solidaritetin me lejoni si fillim të shpreh të gjithë keqardhjen për katastrofën e rëndë që pësoi Shqipëria në fund të muajt nëntor. Natyra e ka treguar fuqinë e saj, pushtetin e saj të madh dhe i tregon njerëzve që ne duhet të jemi bashkë. Të lidhemi të bashkëpunojmë për të ndryshuar të gjitha këto sfida të cilat përballemi”, -tha ai.

Më tej, Počivalše shtoi se Sllovenia përpiqet gjithmonë të jetë në krah të shteteve të tjera dhe të reagojë për situata si katastrofa natyrore.

“Jam i kënaqur që ne iu përgjigjem nevojës shqiptare dhe dhamë gjithë mbështetjen e mundshme për të mbuluar nevojat bazë të viktimave. Dua të theksoja këtu se ne po punojmë për opsione të tjera, mundësi të tjera për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë kontekst. Ne nuk do të flasim për rezultate që u arritën në një periudhë të shkurtër kohore. Sinqerisht besoj se komuniteti ndërkombëtarë do të ndihmojë në fushën e ristrukturimit të mëtejshëm dhe në fushim e turizmit. Në fund të fundit siç thotë dhe shprehja popullore “një mik i mirë duket në kohë të vështira”. Ne kemi një traditë të gjatë. Kemi treguar asistencë për Shqipërinë në momente që ka patur nevojë dhe kjo tregon për marrëdhëniet e mira dhe të ngushta mes dy vendeve tona”, tha ai.

Në vijim, ministri shtoi se “duhet të pranojmë se turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë me shumë efekte. Siguron vende të reja punë. Ka në ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e rajoni dhe siguron dhe të ardhura të larta. Po kështu mund të konsiderohet instrument për paqen mes vendeve të ndryshme qofshin këto të zhvilluara më pak të zhvilluara dhe është një instrument i shkëlqyer për të lidhur njerëzit për të mësuar dhe pranuar diversitetin apo kultura të ndryshme”.

“Bashkëpunimi i ngushte mes Shqipërisë dhe Sllovenisë është në fakt modest që do të thotë që kemi shumë mundësi për ta fuqizuar bashkëpunimin në të ardhmen dhe këtë mund ta bëjmë përmes investimeve të përbashkëta në fushën e turizmit, përmes studimeve të ndryshme, përmes seminareve, konferencave si dhe përmes nxitjes së aktiviteteve të ndryshme turistike në të dyja vendet”, tha ndër të tjera ministri Počivalše.