Partizani po largohet gjithnjë e më shumë nga objektivat pas rezultateve të sigluara në javët e fundit. 7 humbje në 6 ndeshje janë shumë për një klub që aspiron të mbroj titullin kampion dhe të ketë sukses në Kupën e Shqipërisë. Partizani është infektuar nga virusi “H” (humbje) dhe as trajneri Adolfo Sormani nuk po e gjen dot ilaçin për t’i shëruar nga humbjet. Fitorja 3-0 e Besëlidhjes në Kupën e Shqipërisë ka irritur pamasë drejtuesit e Partizanit. Presidenti, Gazment Demi sëbashku me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama kanë thirrur në një mbledhje urgjente futbollistët dhe stafin teknik.
Demi i ka komunikuar skuadrës se të gjithë janë ndëshkuar me gjobë për rezultatet negative. Më pas ka kërkuar nga futbollistët impenjim maksimal në fushë dhe të rikthehen dinjitoz, ndryshe do të ketë masa të tjerë. Gjithashtu ai iu kujtoj futbollistëve se trajneri Adolfo Sormani nuk do të lëviz për asnjë llojë situate, pasi ai ka një projekt afagjatë dhe ata duhet t’i përshtatet filozofisë së tij për futbollin. Kritik ishte edhe drejtori Rama, i cili u shpreh se tani është momenti që të jenë të bashkuar dhe të ndryshoj korsi, për të mos humbur trenin e objektivave sezonal. Të gjithë do t’i mësojnë gjobat kur të shkojnë në fund të muajit në bankomat për të tërhequr pagën, edhe pse në shtet nuk deklarohen rrogat reale.