Dje Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për hetimet e lobimeve në SHBA, duke hedhur poshtë Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FBI-në, dokumentat zyrtarë të SHBA-së për këtë çështje, duke mos e hetuar.
Tani një gjyqtar mjaft i dyshimtë, për të cilin CNA.al do të sjellë të gjitha materialet e hetimit, kush është dhe çfarë përfaqëson, një grup avoketërish që bënë mbrojtjen, por dhe një prokurori e dyzuar, ku vetë prokurorët përplaseshin për çështjen megjithëse kishin pasur gjithë kohën për ta hetuar, kishin dy fakte në duar.
Dokumentat e publikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku thuheshin se ishin paguar para për lobim në SHBA nga një kompani off shore ruse. Këtë nuk ka nevojë ta provojnë mbështetësit e Lulit dhe as Luli vetë, se ky është një fakt, janë dokumente të shkruara e zeza mbi të bardhë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe ata që mohojnë se nuk ka pagesa ruse për lobime, na nxjerrin falsifikatorë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kompaninë e lobimit dhe FBI-në.
Por, shqiptarët, demokratët, socialistët dhe kushdo tjetër nuk kanë arsye të besojnë Ivi Kason, Arben Ristanin, dhe ata që i vijnë vërdallë oborrit të Lulit. Mjafton të shikojnë dokumentet e DASH, të cilat thonë se Luli ka paguar gati 1 milion dollarë për lobim në SHBA.
Kjo nuk ka diskutim. Këtë e thonë dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Bashkë me to është edhe një shumë tjetër e paguar zyrtarisht nga PD-ja, e deklaruar në KQZ, për të cilën ka qënë në dijeni edhe Arben Ristani edhe Ilir Dervishi. Kjo është një shumë e deklaruar zyrtarisht në KQZ.
Por, për këtë çështje nuk është aspak në dijeni, asnjëri nga këta të dy, sepse këtë çështje dhe pagesat i ka bërë personalisht Lulzim Basha në SHBA. Tani na dalin e na thonë se Luli nuk ka paguar para për lobime, s’ka pagesa nga off-shore ruse.
Në fakt firma off-shore është ruse, kjo nuk ka asnjë diskutim. Këtë e kemi thënë dhe është e vërtetuar nga dokumentet e publikuara nga DASH, por një pjesë e njërëzve nuk e pranojnë dhe e mohojnë. Disa thonë se nuk është bërë pagesa. Por, janë edhe deklarimet e Bashës në emisionin “Opinion”, ku thoshte se “Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”.
Dhe në dijeninë e tij janë mbi 100 shqiptarë që i kanë dhënë këto para. Këtë e ka pranuar Lulzim Basha me gojën e tij publikisht dhe më pas e mohoi.
Pasi publikuan dokumentet amerikanët, u mohua dhe u tha se nuk ka 500 mijë dollarë të paguar.
Në fakt janë më shumë se aq dhe dokumentet janë ende në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ndërsa Gjykata nuk ka bërë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm nuk ka lejuar të hetohet.
Pra, ashtu si herën e parë me Rrugën e Kombit, çështja është mbyllur me proçedurë. Hetimi është tejzgjatur, dhe më pas është çuar në mbylljen e çështjes.
Por, që paratë janë paguar dhe që hetimi është kryer, kjo vërtetohet nga dokumentet në DASH, këtë fakt e pranon dhe vetë Lulzim Basha.
Kemi edhe foton me presidentin e SHBA, Donald Trump, kemi edhe kompanitë guackë off-shore, të cilat kanë mbledhur paratë për Lulzim Bashën, me firmën e këtij të fundit. Në kontratat e kompanisë së Nick Muzin, është firma e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili publikisht e ka pranuar se janë paguar 500 mijë dollarë, ndërkohë gjykata e pushoi cështjen./ CNA.al