Vedat Muriqi vijon formën e jashtëzakonshme në Turqi, teksa ka shënuar edhe në sfidën e sotme ndaj një rivali direkt për titull si Basaksehir.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin që hipotekoi fitoren, ku në minutën e 86-të shfrytëzoi në maksimum një pasim të bukur të Gary Rodrigues, për të çuar në festë tifozët e tij.