Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Riza Tafës, në zonën e Zall – Herrit, së cilës iu ndërtua një shtëpi e re pasi tërmeti i 26 nëntorit rrafshoi ndërtesën që kishin.

Kreu i ekzekutivit u shpreh ndër të tjera se: Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individuale nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Zall-Herr, Tiranë: Në shtëpinë e re të Riza Tafës
Familja Tafa mbeti në qiell të hapur nga tërmeti dhe sot ata kanë banesën e rindërtuar dhe mobiluar nga e para.Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individuale nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit .NE BËJMË ÇFARË THEMI DHE THEMI ÇFARË BËJMË”, shkruan Rama. (Lexo.al)