Lulzim Basha vuan nga një ves. Sa herë është në periudhë radikale, qoftë në çadër qoftë gjat djegjes së mandateve, kur atij i duhet të mbledhë sa më shumë opozitarë në sheshe, ai premton gjëra të mrekulluehme, por ama, sa kalon këtë hall, ai i harron menjëherë ato.
Edhe me propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ka ndodhur njësoj si me “Republikën e re”. Tani kur po diskutohet publikisht versioni i kalimit në zgjedhje proporcionale me lista të hapura, pra kur Basha duhet të heqë dorë nga monopoli personal për të moi i vendosur vetë dhe nëmënurë arbitrare deputetët, por që këtë të drejtë t’ua kaloi zgjedhësve ai ka bërë prapaktheu.
Ai po predikon se kjo nuk e zgjidh vjedhjen e votës, madje ka yshtur njerëz pranë tij të shkojnë deri aty sa të thonë: kush do lista të hapura i shërben Ramës.
Por krejt ndryshe nga qëndrimi rigjid që mban sot, për mosndryshimin e sistemit dhe kundër mbi plot 50 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar për këtë, pak muaj më parë ai premtonte të kundërtën. Lapsi.al ka hapur arkivat e tij dhe ka gjetur një fjalim të kreut demokrat, ku ai flet për ti dhënë sa më shumë peshë vendimarrjes qyretare, qoftë në një sistem me lista të hapura, qoftë në një sistem mazhoritar, qoftë duke zgjedhur një president nga populli, qoftë duke rikthyer peshën e referendumeve.
Por të gjitha këto premtime sotë janë varrosur, njësoj si republika e re, zgjedhjet pa Ramën kryeministër, mosdorëzimi tek socialistët i bashkive etij.
Për të kuptuar më mirë këtë kalvar mos koherence, shikoni videon e mëposhtme, ku lideri demokrat, icili sot duket rehat me sistemin zgjedhor aktual, premtonte ta kalonte peshën e përzgjedhjes së deputetëve nga kryetari i partisë, tek populli…