Zef Mazi, nje ish-zyrtar i larte Agjencise Berthamore ne Vjene, qe e ka mbaruar mandatin e sherbimit ne agjenci, jep per Javanews nje pasqyre te kthjellet dhe te detajuar, jo vetem mbi “atomiken” iraniane, por edhe mbi pasojat e nje krize qe eshte edhe gjeopolitike e qe mund te fshehe rreziqe te medha ne te ardhmen, per paqen e sigurine ne bote.

Pyetje: Zoti Mazi, ju keni shërbyer shumë vite në shërbimin diplomatik shqiptar dhe dhe organizata ndërkombëtare dhe keni përvojë të gjate në negociata. Ju keni shërbyer dy herë, mbi 10 vjet, Ambasador i Shqipërisë në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamiore (IAEA) dhe OSBE. Më pas, për 7 vjet keni shërbyer si Asistent Special i Drejtorit të Përgjithshëm të asaj Agjensie për Strategjinë. Tek ne flitet shpesh në mediat e shkruara dhe audio-vizuale për Iranin, kryesisht nga kryesisht gazetare, por ka edhe ndonjë politikan, etj. Po t’i ndjekësh, kuptohet se flitet nga pozita jo profesionale, nga njohje sipërfaqesore të disa gjërave, pa u bazuar në burime, në njohuri dhe përvoja direkte profesionale institucionale.

Përgjigje: Eshtë e vërtetë, ashtu është. Për shtatë vjet, nga marsi 2011 deri prill 2018, kam qenë Asistent Special i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për Strategjinë nga ku, në prill 2018, përfundova mandatin maksimal 7-vjecar të shërbimit në këtë Agjensi. Kjo ma bën ta kem disi më të lehtë tani të them mendimin tim, pa kufizimet normale kur je ulur në një karrige të caktuar. Më vjen mirë të kem rastin të jap ndonjë mendim modest për një cështje të komplikuar për shumë vite.

Pyetje: Sot marrëdhëniet ShBA-Iran janë tepër të acaruara, deri në nivele që duken gati për përdorim force. ShBA është tërhequr nga Marrëveshja bërthamore ndërmjet 6 fuqive të mëdha dhe Iranit. Irani ka ndërmarrë edhe hapin e 5-të duke kapërcyer kufizimet e Marreveshjes bërthamore. Cilat janë konkretisht këta hapa?

Pergjigje: Nga qershori i vitit të kaluar deri tani, Irani ka ndërmarrë gradualisht pesë hapa që i kapërcejnë kufijtë e vendosur nga Marrëveshja bërthamore ndërmjet 6 fuqive të mëdha, plus BE-në, dhe Iranit. Marrëveshja quhet Plani i Veprimit të Përbashkët Gjithëpërfshirës (ose JCPOA). Këto hapa, sipas Iranit, u morën në përgjigje të vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga JCPOA nga maji i vitit 2018 dhe si një lloj përgjigje ndaj mosveprimit të 3 fuqive evropiane, palë në Marrëveshje, për të evituar sanksionet e vendosura nga SHBA, për të lejuar shkëmbimet tregëtare, shiftjen e naftës, etj., midis Iranit dhe shteteve të ndryshme, përfshire evropianet. Hapat janë:

fillimi i pasurimit të uranit në nivele më të lartë pastërtie; konkretisht, ngritja e nivelit të pasurimit të uranit përtej 3.67 %, që ishte e lejuar, në 4.5 % (pas korrikut 2019);
kalimi i limitit të mbajtjes në Iran të uranit të pasuruar përtej nivelit maksimal të lejueshem – 300 kg UF6 (kompozitë hexa-florur urani), dmth., heqja e kufizimit;
instalimi dhe venia në punë e centrifugave të avancuara me kapacitet më të lartë pasurimi mbi limitin e lejuar (duke filluar prodhimin; heqje e kufizimit për kërkime);
prodhimi dhe mbajtja e inventarit të ujit të rëndë përtej kufirit 130 ton (që ishte e lejuar);
rifillimi nga ky vit i pasurimit të uranit në fabrikën nëntokësore të pasurimit në Fordoë, në shkelje të ndalimit të pasurimit në atë fabrikë për 15 vjet.
Pyetje: Çfare tregojne, si interpretohen, këta hapa në kuadër të Marrëveshjes bërthamore?

Përgjigje: Me këto hapa, nga Marrëveshja bërthamore në fjalë, nuk kanë mbetur më kufizime operacionale, ato janë hequr. Kjo në vetvete bart rrezikun e “vdekjes” të Marrëveshjes pasi, pas këtyre hapave, vihet në pikëpyetje vleftshmëria afat-gjatë e saj. Eshtë fakt, gjithashtu se Irani nuk ndjehet më i kufizuar nga Marrëveshja. Ka disa zhvillime dhe fakte që s’ka si të mos kihen parasysh kur analizohen të gjithë elementët e paketës. Sa për ilustrim, pa hyrë në shumë shifra, pasi mund të mos jenë në interesin e lexuesit. Marreveshja bërthamore e uli, e kufizoi ndjeshëm numrin e centrifugave të pasurimit të uranit në Natanz dhe Fordoë. Limiti i lejuar në Natanz, p.sh., ka qenë 5060 centrifuga nga 15000 plus që ka pasur.

Sasia e uranit të pasuruar varet nga shpejtësia e rrotullimit të centrifugave dhe nga numri i centrifugave në punë. Rrotullimi i shpejtë i tyre bën ndarjen e uranit që, i ndare, i pasuruar mbi një nivel të caktuar, mund të përdoret për armë. Shqetësimi i madh për këto hapa është se, kur pasuron uran në nivel pastërtie 4.5%, lehtësisht mund të shkohet deri në 20 % uran të pasuruar, dhe prej aty po ashtu lehtësisht edhe në nivele më të lartë. Para Marrëveshjes, Irani ka pasë pasuruar deri afër 20 përqindëshit, por pa e arritur atë nivel. Hapi i fundit që ndërmori Irani është mjaft serioz dhe shqetësues, edhe pse ndoshta jo goditja vdekjeprurëse për Marrëveshjen. Ka ende një fije shpresë se ajo mund të mbahet gjallë.

Në pikën ku kanë arritur punët është normale që të ngrihen mjaft shqetësime, pavarësisht nga deklaratat e Iranit se do të vazhdojë bashkëpunimin e plotë me IAEA. Agjensisa Bërthamore është mandatuar nga Bordi i Governatorëve të saj dhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të monitorizojë dhe verifikojë Marrëveshjen e JCPOA. Irani duket se përfshin në llogaritjet e tij vetëm bashkëpunimin me IAEA për monitorizimin e zbatimit të Marrëveshjes të Garancive që duhet ta zbatojë si shtet me aktivitet dhe central bërthamor, sipas kësaj Marrëveshje dhe sipas Traktatit të Mospërhapjes (Non-Proliferation Treaty). Ky Traktat është guri themelor i regjimit të mospërhapjes të armëve bërthamore në botë.

Pyetje: Kur janë këto obligime, si mund të hiqen, apo kapërcehen, kufizimet e vendosura nga Marrëveshja bëërthamore? Sa shpesh monitorizohet Irani nga Agjensia Bërthamore?

Përgjigje: Kjo nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Ajo duhet shikuar me shumë kujdes sepse janë disa aktorë në lojë. Mendimet dhe qëndrimet e tyre nuk duken të jenë të unifikuara. Irani e ka nënshkruar por nuk e ka ratifikuar Marrëveshjen e Garancive me Agjensinë Bërthamore të cilën, pas Marrvëshjes të JCPOA, ka filluar ta zbatojë sikur ajo të ishte e ratifikuar dhe në fuqi. Irani ka ndërmarrë edhe disa hapa besimi shtesë në kuadër të JCPOA, duke i dhënë leje inspektorëve të Agjensisë Bërthamore të shohin informacione shtesë dhe duke i lejuar ata të hyjnë në disa qendra të tjera, shtesë, ku Agjensia Bërthamore gjykon se duhen inspektuar, dmth., jep mundesi inspektimi në disa instalime të caktuara shtesë.

Që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes bërthamore, Agjensia Bërthamore vijon të ketë në Iran regjimin me rigoroz dhe më të rreptë të inspektimeve që ka bërë ndonjëherë në ndonjë shtet që nga themelimi i saj. Agjensia dërgon/ka në Iran numër të lartë inspektorësh cdo vit, rreth ose mbi 10 inspektorë në ditë! Këta inspektorë janë ndër njerëzit më të kualifikuar që ka bota për inspektime dhe monitorizime të garancive. Prania e tyre cdo ditë në Iran jep siguri se devijimet e mundëshme nga dispozitat e Marrëveshjes, sot e në të ardhmen, mund të diktohen lehtë dhe në kohë.

Pyetje: Ka pasur një deklaratë nga tre fuqitë evropiane lidhur me hapat e Iranit, duke i kerkuar atij që të ktheje mbrapsht hapat dhe të rifillojë zbatimin e plotë të marrveshjes.

Përgjigje: Eshtë e vërtetë, ka pasur një dekaratë të treshes evropiane para pak ditësh. Ajo deklaratë nuk i duket me vend Iranit që mendon se treshja evropiane nuk ka zbatuar plotësisht Marrëvershjen, nuk ka mundur të përballojnë presionin amerikan dhe të marrë masa që sanksionet të hiqen, të kapërcehen, që Irani të ketë mundësi të bëjë tregëti pavarësisht nga sanksonet. Irani i referohet edhe INSTEX-it, apo 11 angazhimeve vullnetare të BE-së dhe thote se ato nuk zbatohen. Irani justifikohet se këto hapa i ka ndërmarrë që të mund të “zbatohen detyrimet në mënyrë reciproke”, të krijohet “ekuilibri i rrethanave”, i “të drejtave dhe obligimeve”, pra, të mos kërkohet vetëm nga Irani të zbatojë Marrëveshjen, ajo duhet të zbatohet nga të gjithë firmëtarët.

Ndërkohë, duket se shtetet e BE-së po ecin drejt aktivizimit të mekanizmit të zgjidhjes të konflikteve, të ashtuquajturin “trigger mechanism”, Neni 37 i Marrëveshjes bërthamore. Mekanizmi mund të aktivizohet nëse urani pasurohet në nivel 20 % pastërti. Irani e ka injoruar këtë mundësi apo hap si të pavlefshëm. Po u aktivizua ky mekanizëm, që do të thotë të rivendosen sanksionet e/nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së brenda 60 ditëve (nëse ka konsensusin e 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit), sipas meje, kjo vetëm do ta përshpejtojë fundin, “vdekjen”, e JCPOA. Mekanizmi, po të aktivizohet, përfshin Komisionin e Perbashkët të Marrëveshjes, ku bëjnë pjesë Irani, Rusia, Kina, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Nëse mekanizmi aktivizohet, do thotë se cështja nuk është zgjidhur nga Komisioni i Përbashkët, dhe i kalon Keshillit të Sigurimit.

Nëse mekanizmi aktivizohet, Irani ka bërë të ditur se do të rishikojë seriozisht bashkëpunimin e tij me Agjensinë Bërthamore. Ndonjë shtet e dëshiron këtë, pasi gjykon se ashtu i hapet rruga negocimit të një marreveshje të re. Për këtë ka fulluar të flitet në Uashington dhe, së fundi, në Londër. Ndërsa Rusia e ka paralajmëruar treshen evropiane trë mos ndërmarrë hapa për aktiovizimin e atij mekanizmi sepse ajo gjë do ketë pasoja negative. Aktivizimi ndoshta do jetë i mundur, ndoshta jo. Më shumë gjasa ka për jo, pasi disa mendojnë se derisa egziston një Marrëveshje nuk ka nevojë për tjetër, rëndësi ka të zbatohet ajo dhe nuk janë të pergatitur të negociojnë një të re!

Irani ka deklaruar edhe se është i gatshëm ti kthejë mbrapsht hapat e ndërmarrë nëse të gjithë shtetet firmëtare e zbatojnë Marrëveshjen sic është dhe nëse hiqen sanksionet. Duhet shikuar mirë nëse këto fjalë thuhen për të justifikuar veprimet e Iranit nga mesi i vitit të kaluar deri tani! Nëse Irani vetëpërmbahet mund të shihet një dritare, ndonëse e ngushtë, që Marrëveshja të mbahet ende gjallë nga shtetet që kanë mbetur (Francë, Britani e Madhe, Kina, Rusia dhe Gjermania). Sot Marrëveshja duket se është gjallë vetëm në letër. Ndonese ka një lloj vetëpërmbajtje nga protagonistët kryesore, zhvillimet e fundit nuk të bëjnë shumë optimist. “Ekuacionet” në rajon nuk janë ato që kanë qenë ndonëse duket se askush nuk don përsëri përplasje, aq më pak luftë, se nga lufta humbasin të gjithë.

Pyetje: Sa afër armës bërthamore e sjellin Iranin këto hapa? C’mendim keni për Marrëveshjen bërthamore me Iranin, ju duket me vlerë, arritje, humbje, e kote, apo?

Përgjigje: Këto hapa, ndonëse janë gabim, sa kuptoj, nuk duan të thone se Irani shumë shpejt do të ketë armë bërthamore. Ajo është dicka mjaft e komplikuar dhe zor të arrihet kur je nën monitorim të rreptë ndërkombëtar. Këto hapa i shoh si sinjal që jep Irani se ai mund të ecë drejt saj, pavarësisht deklaratave se arma bërthamore, sipas “fatëa” të Ajatollahut, është kundër ideologjisë fetare të Republikës Islamike të Iranit. Kemi të bëjmë më cështje besimi! Ai është shkundur ndjeshëm si rezultat i gjithë veprimtarive të mëparëshme bërthamore të Iranit ndër vite.

Marrëveshja bërthamore (JCPOA), për mua, por jo vetëm, ka qenë arritje e madhe diplomatike e të gjithë firmëtareve dhe komunitetit ndërkombëtar pas mbi 10 vjet konfrontimesh! Ajo i uli të gjitha palët konfrontuese në një tryeze të bisedojne, të dialogojnë dhe të arrijnë, pas dy vite negociatash tepër intensive, të vështira dhe të komplikuara, politike dhe teknike, firmosjen e Marrëveshjes. Ajo Marreveshje u sankzionua menjëhere nga një Rezolutë e Këshillit të Sigurimit, cka e ka bërë atë ligjërisht të detyrueshme. Për dijeni, për shembull, zbatimi i saj coi në rritjen e importeve Iran-BE në masën 31.5 %, të eksporteve në 83.9%, për vitet 2016-2017.

Irani nuk ka interes që të shohë fundin e marrëdhënieve me BE-në. BE-ia vazhdon të shfaqë simpati, keqardhje për situatën dhe jo unanimitet mendimi për përplasje me Iranin. Mbledhja e fundit e Këshillit Evropian flet qartë për këtë. Po ashtu edhe dekalratat si të holluara me uje! Në kushtet e goditjeve të rënda që ka marrë nga sanksionet, edhe ekonomia e Iranit zor se do mund të mbështesë vazhdimin e investimeve në projektin e armëve bërthamore, nëse dicka e tillë ende vazhdon të egzistojë diku. Edhe në aspektin ushtarak bëhet mjaft kujdes; të kujdesëshme janë lëvizjet e Iranit ndaj SHBA, Izraelit apo aleateve të tyre në zonën arabe. Fjalët e thëna në përgjigje të vrasjes të gjeneral Sulejmanit u përzgjodhën me mjaft kujdes, ato u kufizuan në evitimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Para tre ditësh Makroni dhe Johnsoni deklaruan se janë të angazhuar ndaj JCPOA, duke theksuar nevojën e përcaktimit të një kuadri afatgjatë për të ndalur Iranin që të ketë armë bërthamore. Janë plotësisht të justifikueshme thirrjet nga shumë qendra të rëndësishme për të ulur tensionet, për të mos i shtyrë krahët drejt përplasjes, për t’i ulur ato, mundësisht për të biseduar. Këto thirrje shprehin edhe frikën se alternativa e shtensionimit, e uljes në tryezë, e bisedimeve, është tejet e rrezikshme, ajo do ketë pasoja dhe kosto tepër të lartë në nivel global!