Lulja e zambakut normal, zambakut të shenjtë ose atij që njihet si lotusi Indian ka një përdorim ceremonial dhe një kuptim shpirtëror për shumë njerëz në të gjithë botën. Kjo lule është e lidhur me bukurinë, pastërtinë dhe shpirtin. Sipas legjendës, kur Buda hodhi hapat e tij të parë si fëmijë, lulet e zambakut çelën. Kjo është arsyeja pse, në disa përfaqësime, ai shihet i ulur mbi lule zambaku. Në përgjithësi, përveçse janë të bukura, lulet e zambakut japonez duket se kanë një kuptim mistik dhe antik. Nëse doni të dini se çfarë ka rezervuar fati juaj për të ardhmen në çështjen e ndjenjave, zgjidhni një lule dhe zbulojeni tani!
1. Fat- Nëse keni zgjedhur lulen e parë, do të keni shumë fat. Kjo do të thotë që ju do të jetoni në kohë të mira, ku gjërat do të duket se rrjedhin në harmoni, do të ndjeheni të qetë dhe do të shihni që rruga hapet para jush, pa u përpjekur shumë ta arrini atë.
2. Dashuria- Nëse keni zgjedhur lulen qendrore, fati juaj është në dashuri. Mund të ndodhë që ju të njihni dikë, që një lidhje që ju tashmë e keni është forcuar ose që më në fund jeni në gjendje të kapërceni një dhimbje që ju tërhoqi prapa për shumë kohë. Është koha që të hapni zemrën tuaj dhe të fokusoheni tek të mirat në jetën tuaj. Tashmë keni mësuar shumë nga dhimbja, ndaj është koha për të rigjetur dashurinë dhe për të kultivuar ndjenja të bukura.
3. Surprizë- Nëse keni zgjedhur këtë lule, fati juaj tregon një surprizë; diçka e papritur do të prishë rutinën tuaj. Ju duhet të lini mënjanë një problem të vogël për t’i hapur rrugën një surprize që ju sjell jeta. Mos bëni rezistencë! Ndonjëherë, gjëja më pak e pritur mund t’ju çojë në një vend më të mirë. Guxoni ta bëni jetën tuaj më fleksibël për veten, por edhe për ata që ju rrethojnë.