Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur nga Kongresi i PS dhe aku zave të ngritura ndaj saj ditët e fundit teksa deklaroi se janë frytet e para të reformës në drejtësi që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër. “Sikur 100 herë të kthehesha mbrapsht po 100 herë do i bashkohesha këtij fronit. Sikur 100 herë më shumë baltë dhe prop agandë të duhet të duroj për vete e familjen time, 100 herë më shumë do i them vetes e të tjerëve kjo lu ftë ia vlen dhe do të bëhet sepse është një lu ftë për Shqipërinë, për qytetarët e këtij vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zul lumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë se e thyejnë vullnetin e PS për ta bërë Shqipërinë europiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë”, tha Gjonaj.
Sipas saj populli shqiptar po merr në dorë armën ligjore dhe se e vetmja garanci për drejtësi është Partia Socialiste. “Reforma në drejtësi është ende në kantier, ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj por më besoni që janë këto fryte të para që kanë tkurrur kri min e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër. Populli shqiptar po merr në dorë ar mën ligjore. E vetmja garanci që shqiptarët të shohin më në fund dritën e drejtësisë jemi ne PS”, deklaroi ministrja e Drejtësisë. Në fund ajo citoi shkrimtarin e njohur Dritëro Agollin për reformën në drejtësi. “Dua të citoj patriarkun Dritëro Agolli 2 ditë para miratimit të reformës në drejtësi: ‘Kam dëgjuar se mbi 90% e popullit e do këtë reformë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. Kur ke popullin me vete, be teja është fituar, është revolucion’. Ky revolucion është misioni ynë dhe kush do tentojë ta ndajë do të marrë përsëri e përsëri shu plakën e popullit”, theksoi Gjonaj.