Sapo nisën jetesën e re në Kanada, Harry dhe Meghan u për ballën me disa “pr obleme” nga shteti i ri ku po qëndronin. Qytetarët kanadezë vendosën ku shte për çiftin duke firmosur një peticion në internet, ku kërkonin që duka dhe dukesha t’i paguanin vetë shpenzimet e tyre të sigurisë. Ata kërkuan të mos jenë të de tyruar të paguajnë taksë për sigurinë e çiftit.
Kështu, Kanadaja ka vendosur që së shpejti të ndalojë sigurimin e Dukësh dhe Dukeshës së Sussex, gjë të cilën e ka konfirmuar qeveria federale. “Ndihma do të ndalojë në javët e ardhshme, në përputhje me ndryshimin e tyre në status,”- shkruhet në deklaratën e sig urisë publike. Meghan dhe Harry do të largohen përfundimisht nga familja mbretërore më 31 mars, ndërsa ende po përfundojnë detyrat e tyre të fundit si çift mbretëror.