Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar nga Vlora se Operacioni Forca e Ligjit duhet të ndjekë parimet që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtave të njeriut si dhe theksoi se është e rëndësishme që kjo platformë duhet të ndiqet nga SPAK. Ai tha se është në kontakt me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe paralajmëroi se javën e ardhshme do të takohet edhe me kreun e SPAK.
“Për sa i përket operacionit forcat e ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se logoja ndiq paranë është mënyra më ë mirë për tu adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet qe kane te bëjnë me sundimin e ligjit por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shume e rëndësishme qe kjo platforme te ndiqet nga SPAK. Jam në kontakt me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, tha Soreca.