Lulzim Basha reagoi në lidhje me pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.Basha shprehet se mbështet tubimin e thirrur nga Presidenti pasi thotë se kjo është një thirrje jo për partitë politike, por për qytetarët të majtë e të djathtë.Ai siguron se pas protestës do vijnë ditë më të mira se po punon për realizimin e ëndrrave të shqiptarëve.Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.
Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!Më tej, kryedemokrati kërkon përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.