Bashkia e Tiranës den oncoi pasditen e sotme dhu nën që kreu demokrat bashkë me katër shoqërues kanë ushtruar ndaj një prej punonjësve që kishte dezhurnin në godinën nr. 4 në Qytetin Studenti duke hyrë me forcë për të xhiruar një klip. Kjo çështje tashmë ka përfunduar në prokurori ku ka nisur hetimi për dhu në. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha sot pasdite rreth orës 18:45 min tek recepsioni ka hyrë me dhu në në katin e 2 dhoma 217.
“Sot mbasdite kam qenë e planizuar turni dytë dhe e kam filluar në orën 15,00 deri 23:00 dhe rreth ores 18:45 min tek recepsioni kam vënë re një student fillimisht që po qëndronte aty i cili quhet Xhesian Shazimani , i cili fle në katin e 2 dhoma 217. Ky student ka qëndruar aty rreth 5 min ka dalë jashtë godine dhe më pas ka hyrë ai me liderin e opozites Lulzim Basha dhe me disa persona të tjerë gjithsej rreth 6 apo 8 veta kanë hyrë pa më pyetur mua megjithëse unë ia kam kërkuar të ndalojnë pasi nuk lejohet me rregullore dhe ata me shtynë me forcë pasi ishin shumë persona. Unë u mundova ti ndaloj por ata vazhduan lart në katin e dytë tek dhoma 217, dhe unë i ndoqa nga pas dhe kur arrita tek dhoma në fjalë, personat u ulën në dhomë brenda dhe dy prej tyre nxorën kamerat dhe të asaj dhome ishin studentë të cilet e kishin përgatitur ambjentin , kishin vendosur karriget gati për të bërë filmim ndoshta intervistë. Kam marrë në telefon në nr. 112 të policisë, më pas kam njoftuar me tel admistratorin e godinës”, thuhet në dëshminë që ka dhënë në prokurori punonjësa e dhunuar nga kreu demokrat sëbashku me të rinjtë që e shoqëronin.