Në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm turk, Turqisë Mevlut Cavusoglu, bëri me dije se janë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe njohja e ndërsjellët e patentave.
“Të vlerësojmë mbështetjen e Turqisë, për Kosovën për përpjekjen e në organizatat ndërkohëmbëtare. Dua të risjell në mendje edhe faktin që Shqipëria kryeson OSBE, ai të bashjkëpunimit të Europës Juglindore. të rëndësishme në bashkëpunimin rajonal. Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend. Turqia një ndër kontribuesit kryesor në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë. Kontribut i rëndësishëm i sigurisë Europian. Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave”, tha Cakaj.
”Ne do të ndërtojmë 500 njësi banimi në Shqipëri. Në fund të këtij muaji do të fillojë ndërtimi i banesave. Edhe në takimin e donatorëve do të marrë pjesë zv.ministri i jashtëm turk dhe ne do ti shpallin ndihmat tona para gjithë evropës dhe botës. Siç tha edhe vëllai ynë Genti…Edhe në luftën kundër terrorit do ta konkretizojmë punën tonë. Gjithmonë e më shumë forcohen marrëdhëniet me Shqipërinë. Do jemi në bashkëpunim të ngushtë me një vend vëlla si Shqipëria”, ka thënë ministri turk.