Një Inter ndryshe, mbase me Christian Eriksen “midis rreshtave”. Kjo është ideja në kokën e Antonio Conte, një ditë para derbit të Madoninës, i planifikuar të luhet të dielën në mbrëmje, në “San Siro”. Kundër Milanit, sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri nga Salento mund të vlerësojë mundësinë e kalimit nga moduli 3-5-2 në 3-5-1-1, për të kompensuar mungesën e të skualifikuarit Lautaro Martinez. Me një skemë të tillë, nuk do të kishte vend për Alexis Sanchez në formacionin startues.
Në vend të tij do të aktivizohej Christian Eriksen nga minuta e parë, si në Udine, por danezi do të vepronte si mesfushor-sulmues. Blerja e janarit, në fakt, do të vepronte si një lidhje mes mesfushës dhe sulmit, në mbështetje të “pykës” së vetme, Romelu Lukaku. Mesfushorë më shumë “gladiatorialë” do të ishin Barella dhe Vecino, në dy anët e Brozovic; ndërsa Candreva dhe Young janë planifikuar si “pistonë” anësorë në të dyja fazat e lojës.