Krstiano Ronaldo i pëlqen sfidat e vendosjes së rekordeve. Edhe pse është 35-vjeç, ylli portugez vazhdon të ketë uri për të shënuar gola.Pas vendosjes së rekordit kundër Milanit këtë javë duke shënuar në 10 ndeshje radhazi (i pari lojtar i Juventusit në historinë e bardhezinjve), Ronaldo do të ketë mundësinë e mirë nesër të barazojë rekordin e ish-sulmuesit legjendar argjentinas Gabriel Batistuta, i cili shënoi në 11 takime radhazi me Fiorentinën në sezonin 1994-1995, arritje që u barazua vjet nga Fabio Kualjarela, por që nuk mundi ta thyente.
Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar në kampionatin italian 20 gola në 23 ndeshje, ndërsa për sa i përket garës për “Këpucën e Artë” të Serisë A, kryeson Çiro Imobile i Lacios me 25 gola.Duke parë formën e jashtëzakonshme këtë sezon dhe ashpërsimin e luftës për titull kampion në Itali, Ronaldo duket se nuk ka ndërmend aspak ta ulë ritmin.