Ata që dje më 14 shkurt nuk arritën të festonin Shën Valentinin që njihet dhe si Dita e të Dashuruarve, për shkak se nuk kishin një lidhje, të mos mërziten. Sepse pas Shën Valentinit, që është më datë 14 shkurt, mbërriti 15 shkurti që njihet si dita e vetmisë apo e beqarëve dhe e quajtur dita e Shën Faustinit. Kjo ditë nuk njihet edhe aq shumë. Disa qytetarë e konsiderojnë si një ditë që ka lindur mes shakave por në të vërtetë si 14 shkurt i Shen Valentinit dhe 15 Shkurti i Shen Faustinit, të dyja ditët e kanë nga një histori. Gjithsesi, festa janë që të dyja, por shkëlqimi i të parës i mungon të dytës. Ndryshe nga Shën Valentini, ditës së Shën Faustinit, i mungojnë trëndafilat, çokollatat e dhuratat e tjera që jepen rëndom për ditën e të dashuruarve.

Si lindën Shën Valentini dhe Shën Faustini- Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt dhe eshte shenuar si dita e te Dashuruarve. Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e III pas erës sonë në Mbretërinë Romake. Kurse më 15 Shkurt filluan me nje festë të quajtur “Lupercalia”. Gjate kesaj feste, vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo. Çdo djalë zgjidhte nje nga shkurtezat dhe kështu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.

Zakonisht çiftet e festes përfundonin ne një dashuri dhe me vone ne nje martese. Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B. Burrat martoheshin por nuk donin te linin gratë dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte. Keshtu qe Klaudio B` dha urdhër te ndaloheshin martesat edhe fejesat. Valentini ishte kundër! Bashke me shokun e tij te ngushte Mario (i cili me vone u njoh si Shen Mario), ndihmuan shume çifte te martoheshin fshehurazi. Kjo gjë u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me këtë lajm.

Klaudio kërkoi te arrestohej Valentini dhe te dënohej me vdekje: E qëlluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prenë kokën. Kështu 14 Shkurti, pragu i festes “Lupercalia” u kthye nga Kisha Katolike në Festen e Shen Valentinit. Ajo dite u kthye ne festen e te Dashuruarve dhe arsyeja ishte pikërisht fakti që Shen Valentini ndihmonte të dashuruarit. Kurse dita e nesërme, u quajt ajo e beaqrëve apo të vetmuarve, ose Shën Faustini.

Ka dhe festë tjetër, Dita e Dashnorëve- Shën-Valentini tradicional, me trëndafila të kuq, trokiti të martën më 14 shkurt. Për të gjithë çiftet që ndajnë të njëjtin shtrat, të njëjtat unaza apo të paktën, të njëjtat plane për t’i arritur ato. Ndërsa Shën-Valentini i atyre që janë bashkë vetëm për momente kënaqësie dhe pa plane martese, është festuar të hënën më 13 shkurt nga shumë çifte në të gjithë botën. Po. Pasi 13 shkurti, është cilësuar në shumë vende si “Dita e “Dashnorëve”. Sikundër, 15 shkurti, njihet si Shën-Faustini, “Dita e të Vetmuarve”.

Ndaj më 13 shkurt jepej kjo këshillë: “Femra, nëse partneri juaj ju thotë sot se duhet të vonohet pasi i ka dalë një punë …. ju gënjen. Ai ndoshta është me atë tjetrën … E njëjta gjë, edhe me ju meshkuj. Më 13 shkurt duhet të jeni të kujdesshëm. Pasi, është ajo … “Dita e Dashnorëve”.