Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore. Sipas MeteoAlb, Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max: Zonat malore -1/11°C, Zonat e ulëta 4/19°C , Zonat bregdetare 6/19°C.