Nënë e bijë, të cilat shpesh ngatërrohen për motra, lënë shpesh të habitur njerëzit kur zbulojnë se hendeku i moshës mes tyre është 23 vite.
Joleen Diaz, 43 vjeç dhe e bija 19-vjeçare Meilani Parks, kalojnë thuajse të gjithë kohën së bashku dhe kjo marrëdhënie jashtëzakonisht e ngushtë shkakton akoma më shumë konfuzion.43-vjeçarja ka zbuluar se ruan freskinë e lëkurës së saj duke u përkujdesur çdo ditë për të.
“Kam ndjekur gjithmonë një stil jetese të shëndetshme dhe aktive. Pi rrallë alkool, pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar, të shëndetshme. Unë kujdesem shumë për lëkurën time. E laj atë çdo mëngjes dhe në darkë para se të shkoj në shtrat. Mbrojtja nga dielli është thelbësore. Unë përdor krem kundra diellit çdo ditë edhe në ditët me re dhe shi. Përdor gjithashtu edhe serum me vitaminë C, ditë dhe natë. Të kesh lëkurë të mirë më jep vetëbesim”, ka treguar ajo.