Gazetari Bledi Mane ka vënë në dispozicion të publikut 5 fakte interesante mbi Erinda Ballancën, zonjën e cila do të zëvendësojë Igli Totozanin në detyrën e Avokatit të Popullit. Ballanca u propozua nga Partia Demokratike në këtë post dhe u pranua nga opozita.
-5 fakte interesante për Erinda Ballancën
E para femër në historinë e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, u propozua pardje nga PD-ja dhe u votua dje nga Parlamenti.
1-Erinda Ballanca është vajza e gazetarit dhe shkrimtarit Faik Ballanca i cili v rau veten në vitin 1977 pasi zbuloi tradhtinë bashkëshortore.
2-Zonja Ballanca ka qenë e martuar disa vite rresht me nipin e shokut Hysni Kapo, gazetarin e varur-të pavarur-të varur-të pavarur-të varur Andi Bushati, por divorcohet prej tij. Shkaku: impotenca dhe dhuna permanente. ( E imagjinoni dot egërsinë e Andi Bushatit? )
3-Erinda Ballanca është diplomuar si juriste në vitin 1995 dhe njihet si një shoqe e ngushtë dhe marionetë e Argita Berishës. Një avokate me dorë të rendë në çështjet që mbron, ka pasur klient të njohur të politikes shqiptare duke filluar nga Sali Berisha e deri te Fazlliç.
4-Në tetorin e vitin 2012 vëllai i avokates, Ermal Ballanca i bën kërdinë në shtëpinë e saj duke i përlarë Erindës gjithë bizhuteritë e shtrenjta me një vlerë prej 100 milionë lekësh.
5-Megjithëse Erinda Ballanca nuk është një femër e bukur, ajo mbetet e fiksuar pas rrobave të shtrenjta. Avokatja Ballanca shpenzon mesatarisht 5 mijë euro në muaj për garderobën dhe kurimin e paraqitjes së saj, por përsëri mbetet një femër që kurrë nuk ndjehet as e plotësuar dhe as e lumtur. Njësoj si tutorja e saj Argita Berisha! Tiranapost