Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin e landit të Nordrhein-Westfalen-it dhe njëkohësisht ministër për Fëmijët, Familjen, Refugjatët dhe Integrimin, Dr. Joachim Stamp, Ministrin e Landit të Nordrhein Westfalen për Punët e Jashtme, Evropën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Dr. Stephan Holthoff-Pförtner, Ambasadorin gjerman në Shqipëri Peter Zingraf dhe zv.drejtuesen e Përfaqësisë së Landit Nordhein-Wesfalen në Bruksel, Susanne Metzler. Ministrja Gjonaj theksoi se thellimi i marrëdhënieve me landin e Nordhein-Westfalen ishte fokusi i takimit përsa i përket shkëmbimeve akademike dhe ekspertëve të drejtësisë.
“Në një bisedë miqësore, shkë mbyem rezultatet e Reformës në Drejtësi deri tani si dhe sfidat që na presin në rrugën drejt integrimit europian si dhe thellimi i marrëdhënieve me landin e Nordhein-Westfalen dhe intensifikimi i shkëmbimit akademik për magjistratët dhe ekspertët e drejtësisë është ndër dyert që priten të hapen në vijim”, u shpreh Gjonaj. Po ashtu, Gjonaj falënderon delegacionin për fjalët kurajoze dhe mbështetjen që shprehën ndaj Reformës në Drejtësi”, tha ajo.