Batalioni i III i këmbësorisë së Forcave të Armatosura Shqiptare, është duke u stërvitur në Selanik, në kuadër të stërvitjes “Golden Fleece 20”, së bashku me kolegët e SHBA dhe vendeve të tjera të rajonit për të përmirësuar aftësitë luftarake. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nënvizoi se “qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive luftarake dhe përçimi i mesazhit të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët në Ballkan”.
“Batalioni i III i Këmbësorisë bashkë me kolegët e tyre nga SHBA, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia treguan nivel të lartë bashkëpunimi në stërvitjen “Golden Fleece 20″ në Selanik, duke përmirësuar aftësitë luftarake dhe përçuar mesazhin e stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët në Ballkan”-, theksoi Xhaçka.