DASHI 21. mars – 20. prill

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe do ua zbukurojnë akoma me shume atë me momente romantike. Asgjë e keqe nuk do ndodhe mes jush dhe atij qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne pune dhe ne ambientet ku do shkojnë sepse kudo mund te shfaqet personi i ëndrrave. Te ardhurat do normalizohen fale perkujdesit tuaj dhe ndihmës se miqve te ngushte.

LEXO EDHE:
Jeta juaj në çift ka për të shkuar më së miri sot…zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju
DEMI 21. prill – 21. maj

Do jeni sharmante gjate kësaj dite dhe tejet te përkujdesur për atë qe keni ne krah. Marrëdhënia ne çift do filloje te lulëzojë edhe me shume. Beqaret nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre, megjithatë ka mundësi qe një mik i vjetër t’iu shprehe papritur dashurinë. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Priten ndryshime shume pozitive sot ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do merrni fryme me lirisht. Edhe ata qe kane pasur kontradikta te gjata do reflektojnë dhe do zgjidhin gjithçka sot. Beqaret do dine mire se çfarë hapash te hedhin kështu qe me ne fund do fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar gjithmonë. Për te mos pasur tronditje financiare, mundohuni qe sa here te shpenzoni te reflektoni me kujdes.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do rrezikohet nga monotonia sot. Imagjinata do ju lere ne balte dhe mërzitje do ju pushtoje gjithë kohës. Beqaret mund te hedhin hapat drejt një lidhjeje afatgjate qe do i emocionoje përgjithmonë. Gjithë pritja e gjate me ne fund do shpërblehet. Plutoni do ju mbështesë ne planin financiar dhe gjendja ka për te mbetur mjaft e mire. Nuk do keni aspak ankesa.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse lidhja juaj është e forte sot ka mundësi te merrni disa vendime shume te rëndësishme. Gjithçka do marre me shume kuptim dhe do ndiheni me te plotësuar. Beqaret do frymëzohen nga Venusi dhe do kenë një dite te mrekullueshme. Takimet nuk do mungojnë për asnjë moment. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ka mundësi qe sot ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin ju te dashuruarit dhe zemra do ju rrahe akoma me fort. Disa probleme te jashtme do ju bashkojnë edhe me shume me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një dite disi te ngarkuar me pune dhe nuk do gjejnë kohe për dashurinë. Për financat ka ardhur koha te merrni masa dhe ta stabilizoni sa me pare situatën. Po i late gjerat pas dore do keni probleme me serioze.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse jeni ne një lidhje, marrëdhënia juaj në çift ka për të qene vërtet e bukur. Do dini si t’i shprehni përherë ndjenjat dhe nuk do e lini asnjë moment pas dore atë qe dashuroni. Beqaret po i lanë gjerat te rrjedhin vete kane për te përjetuar emocione akoma me te mëdha. Për financat fati do jete me shumice dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do jeni me te afërt me partnerin dhe do i sqaroni edhe disa keqkuptime te mbetura pezull. Beqaret do jene aq shume te zënë duke kërkuar personin e duhur saqë nuk do kenë kohe te fiksohen diku. Sektori i financave do jete delikat për shkak te pakujdesisë se treguar kohet e fundit. Po vazhduat njësoj do mbeteni shpejt pa para.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do e ndriçoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe me ne fund do arrini te ndreqni edhe disa gabime. Pasditja dhe mbrëmja do jene me interesante. Beqaret do dehen nga takimet sot dhe nuk do dine cilin person te përzgjedhin për me tej. Me mire le qartësohen njëherë e pastaj te vendosin përfundimisht. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Sot do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe do ja shprehni atij pafundësisht ndjenjat. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje pasioante ashtu si e kishit ëndërruar, por flirtet me disa persona nuk do mungojnë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe do jeni mjaft luftarake për te ruajtur gjendjen sa me te mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme sot. Partneri do tregohet i dashur dhe përkëdhelës. Ai do ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë veçse takime pa asnjë te ardhme dhe do gjenden ne situata mjaft te vështira. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume. Menaxhojeni me kujdes situatën ne mënyrë qe mos mbeteni pa para.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ndryshe nga sa mendonit jeta juaj ne çift nuk do jete pasionante sot. Autoriteti juaj i tepruar ne disa momente mund te sjelle debate te forta. Ju beqaret do luani rolin e personave te paarritshëm dhe do keni pretendime. Ne fakt, ne këtë mënyrë vetëm sa do i hapni pune vetes. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi shume te mëdha, por as ndonjë përmirësim te dukshëm.