Në bisedë me gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (numri i sotem), Clément Beaune, këshilltar për çështje europiane i presidentit francez, Emmanual Macron, paralajmëron se Parisi e ka ndërmend të heq dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo, sipas Beaune, do të bëhet sapo të arrihet pajtimi mbi planet reformuese të BE-së sa i përket zgjerimit.

Këto plane pritet të prezantohen së shpejti. Clément Beaune më tutje tha: «Ne vetëm do të jemi kundër që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon».