Ish futbollisti i Manchester United Dion Dublin, ka bërë një paralele të gjermanit me trajnerin e suksesshmë të United, Alex Ferguson Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shumë më i ngjashëm me Sir Alex Ferguson nga çdo trajner tjetër në Premier Ligë prej që u pensionua skocezi, thotë Dion Dublin i cili ka punuar nën urdhrat e trajnerit më të suksesshëm të Manchester United.
“Mendoj se Klopp është shumë i ngjashëm me Sir Alex në kuptimin se si e udhëheq skuadrët e tij dhe klubin”, ka thënë Dublin për programin “Football Focus” te BBC. “Ai udhëheq edhe me paratë, vendos ku ti shpenzoj, në kënd ti shpenzoj dhe në fund merr mbështetjen pa asnjë pengesë nga bordi i Liverpoolit”. “Ata kanë njeriun e duhur, ai ka lojtarët e duhur dhe ata janë të gjithë briliant”. Ferguson e kishte vendosur baraspeshën në ekip dhe i kishte kthyer në favor të Djajve të Kuq duke falënderuar periudhën e fitimit të titujve, por që dominimi i tyre përfundoi atëherë kur ai u pensionua më 2013.
Prej atëherë, David Moyes, Louis van Gaal, Jose Mourinho dhe tani Ole Gunnar Solskjaer të gjithë kanë bërë rinime të skuadrës por asnjëri as nuk i është ofruar titullit. Në vend të kësaj, United sot e ka vështirë që të përfundojë në top katërshe dhe për momentin ata janë në vendin e gjashtë me gjashtë pikë më pak se skuadra e Frank Lampard, Chelsea – madje ata janë tejkaluar edhe nga skuadra që është hyrë sivjet në Premier Ligë Sheffield United.
Liverpool është e kundërta, ata kanë punuar për disa vite që të rikthehen në rënditje ku e ka vendin dhe tani është skuadra më e mirë në Angli që ka dy herë më shumë pikë se United. Reds po ashtu janë njëra prej skuadrave më të forta në Ligën e Kampionëve dhe do të përballen me Atletico Madrid këtë muaj në këtë garë, kurse United është katandisur në Europa Ligë dhe do të përballet nga Club Brugge.