Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar sot rregullat që duhet të ndiqen për higjienën personale për parandalimin e koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë larja e duarve dhe dezinfektimin janë çelësi për parandalimin e infeksionit nga Koronavirusi COVID-19.
“Mos harroni se ka disa shkaktarë të sëmundjeve respiratore dhe Koronavirusi COVID-19 mund të jetë njëri prej tyre. Nëse keni simptoma të lehta dhe nuk keni qenë kohët e fundit në Kinë, qëndroni në shtëpi derisa simptomat të lehtësohen duke zbatuar masa higjenike, të cilat përfshijnë higjienën e duarve dhe atë respiratore”, thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Duke theksuar se, “larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit”, MSHMS thekson se, “duhet të lani duart shpesh dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu një solucion për duart me bazë alkooli (përqendrimi i alkoolit të paktën 60%).