“Në qoftë se kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, në qoftë se kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira”, tha Bino.

Bino në daljen e saj për mediat tha se nëse do të jetë e nevojshme janë përzgjedhur edhe struktura të tjera që plotësojnë kushtet e karantintës.