Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mënyrë unanime ka votuar për marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.Kështu bëri të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa por nuk dha detaje tjera për emërimin e ministrave nga ana e LDK-së.
“Në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstënim ka miratuar marrëveshjen mes LDK-së dhe LVV-së për bashkëqeverisje” , tha ai. Ndërkohë, në LDK po vazhdon të mbahet mbledhja e kryesisë.