Policia e Shtetit ka reaguar për kamionin me dro gë që hyri në Shqipëri nga Mali i Zi dhe kaloi për në Maqedoninë e Veriut duke thënë se u realizua në kushte sigurie dhe konfidencialiteti. “Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kok aine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti”, njoftoi Policia e Shtetit.

Ndër të tjera, bëri të ditur se operacioni i përket angazhimit serioz në luf tën kundër kri mit të organizuar ndërkombëtar. Një sasi e konsiderueshme prej 1.3 ton kok ainë hyri në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe doli nga pika kufitare e Qafë Thanës. Dr oga që erdhi nga Amerika Jugore ishte futur në një kamion me banane dhe u vendos në Mal të Zi.

Vendi ynë u përdor si tranzit për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, por destinacioni përfundimtar besohet se ishte Sllovenia. SPAK ka njoftuar se ishte në dijeni dhe kishte rënë dakord me forcat policore italiane dhe DEA-n amerikane që të lejonte kalimin në pikën kufitare në Shkodër dhe Pogradec.

Aksioni anti-kok ainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit ishte pjesë e aksionit në luf tën kundër tregtisë së lëndëve nar kotike dhe në të ishin pjesëmarrës edhe forcat policore italiane, si dhe DEA amerikane.