Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh pas vdekjes së këngëtares Nexhmije Pagarusha duke thënë se me të krenohet gjithë bota shqiptare. Ai shton se me zërin e saj ajo përjetësoi muzikën shqiptare ndërkohë emri i Bilbilit të Kosovës do të mbetet i paharrueshëm.
Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës! HTH