Ka dalë foto nga momentet e fundit të jetës së Haxhi Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës i cili humbi jetën sot prej një infarkti në zemër.Në foto duket se Haxhi Memolla, njëkohësisht dhe President i i klubit të Egnatias së Rrogozhinës po linte stadiumin dhe tribunën kryesore për të shkuar në kafe, aty ku dhe do të pësonte infarktin.
52- vjeçari do të konsumonte një kafe duke përfituar nga pushimi 15 minutësh i ndeshjes Korabi i Peshkopisë- Egnatia e Rrogozhinës dhe do të rikthehej sërish në stadium por nuk ndodhi.Memolla u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës më 30 qershor të vitit të kaluar dhe madje paraardhësi i tij ja Beqir Nuredini i PDIU ja la postin me mirëseardhje. Haxhim Memollla ndërroi jetë në moshën 52- vjeçare 7 muaj pasi mori detyrën.