Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi SOreca, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pasi në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, u njoftua që BE do të ndihmojë Shqipërinë me 115 milionë euro, në procesin e rindërtimit. Soreca shkruan se BE i mban premtimet, dhe se qëndron krah Shqipërisë.
“Tani Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, ka premtuar 115 milionë euro nga buxheti i BE-së, për Shqipërinë, në Konferencën e Donatorëve. BE i mban premtimet, dhe i qëndron pranë Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, shkruan Soreca.