Ky është titulli i emailit që mbërriti në Inbox-in e Tiranapost.al këtë mëngjes. Është dërguar nga një emigrant shqiptar që ndan me ne gëzimin e këtij baneri që është ngritur në hyrje të Parlamentit Europian. ‘Bashkë për Shqipërinë’, është thirrja që do të bashkojë në Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit në Bruksel, me në krye presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit shkaktoi në Shqipëri 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe rrënoi mijëra shtëpi që presin të rindërtohen falë fondeve që do të mblidhen nga kjo konferencë. Pritshmëritë për mbledhjen e fondeve janë tek 1 miliard euro. / Tiranapost.al.