Përmes një dokumenti ekskluziv në Report TV është zbardhur dosja e plotë e sekuestrimit të pasurive të Hajrave dhe Doçaj nga Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Në pronat e sekuestruara përfshihen kompleksi ‘Golden’ në Shijak, një karburant, vila e banesa disa katëshe, sipërfaqe are, truall, automjete dhe ndërtesa luksoze me pishinë brenda. Në kushtet e emergjencës OFL ka sekuestruar dhe më pas dërguar materialet në SPAK pasuritë e Altin Hajrit:
1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Bajram Hajrit 2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës 3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës Ndërsa në emër të vëllait të Altinit, Leonard Hajri, i cili u arrestua për pen gmarrjen dhe vra sjen e Prengës, është sekuestruar një vilë 4-katëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës.
Në lidhje me të përfshirët e tjetër në rrë mbimin e Jan Prengës, me kërkesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, OFL sekuestroi pasuritë e shtetasve Gentian Finiqi alias (Martini/Doaj), Geraldo (Astrit) Lush Martini (Doçaj), Artan Kolë Doçaj, Ardian Pal Doçaj, Aldo Majnishta. Konkretisht të arrestuarve dhe familjarëve të tyre u janë sekuestruar këto pasuri: 1-Banesë një kat e ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër 2-Banesë dy kate + një kat njësi shërbimi e ndodhur në lagjen ‘Fermentim’, Shkodër 3-Arë më sipërfaqe 1541 m2 4-Truall me sipërfaqe 350 m2 5-Banesë dy kate e ndodhur në lagjen ‘Bleran’. Rrethina e kufizuar në jug nga Gjin Finiqi, në perëndim nga Kolë Alia 6-Automjeti me targa AA 997 PG, e markës ‘Diamler Chrysler’, vit prodhimi 2002 7-Ndërtesë katër kate me pishinë e ndodhur në adresën ‘Zonë Industriale’, lagjia ‘Skënderbeg’, Shkodër 8-Automjeti me targa AA 411 EK, marka ‘Jeep’, vit prodhimi 2008 9-Banesë tre kate e ndodhur në ‘Hot i Ri’ pranë rrugës industriale 10-Banesë dy kate + një kat papafingu e ndodhur në ‘Grudë e Re’, Shkodër 11-Automjeti me targa AA 590 RO, markë ‘Mercedes-Benz’, vit prodhimi 2012
Sekuestrimi i pasurisë në kushtet e emergjencës parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, ku më pas materialet i dërgohen SPAK që ka 15 ditë kohë për ta dorëzuar atë në Gjykatën Speciale, e cila vendos përfundimisht për konfiskimin apo jo të tyre. Pasuria e Hajrave është dosja e parë e regjistruar nga Operacioni ‘Forca e Ligjit’, ndërsa pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si autorë të rrë mbimit dhe më pas vra sjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia. Pas ngjarjes, OFL në kushtet e emergjencës dhe me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi sekuestro të pasurive të gjithë personave të përfshirë në rrë mbim dhe vra sjen e Jan Prengës, të cilat dyshohen se vijnë nga para të kri mit. Policia ka gjurmuar dhe ato të regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.