Pak para Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet sot në Bruksel, Ambasada Britanike ka publikuar shifrën që Britania do i dhurojë Shqipërisë në kuadër të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit.Bëhet fjalë për 1 milion paund.

“Krah për krah me #Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tr agjik që god iti Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, shkruan ambasada britanike.