Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama pasi ka deklaruar se hapja e negociatave do të ndodhë por është bërë thjesht një ngadalësim i procesit ka folur edhe për paketën “Anti-KÇK” e miratuar nga qeveria gjatë kësaj jave. Reforma ishte e rëndësishme se kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar dhe kjo sipas Presidenti i Parlamentit Europian do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE

Sakaq Sassioli ka deklaruar se Shqipëria ka përparuar falë punës që ka bërë në disa fusha dhe se duhet të vazhdojë, e për këtë ka shprehur edhe mbështetjen e tij, sepse e ardhmja është e përbashkët thekson ai. “Përse ishte e rëndësishme reforma që u miratua javën e kaluar nga qeveria? Sepse kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar.

Kjo do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE. Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. Ne prej 10 vjetëve jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar në shumë vende të Italisë dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme dhe për të tjerët. Do të jemi së bashku në luftën kundër kapitaleve të paligjshme”, deklaroi Sassoli.