Qeveria britanike ka njoftuar se në mars do të nis pajisja e qytetarëve ma pasaportat blu të cilat janë përdorur në fund të viteve 1980. Kthimi i pasaportave blu “ikonike” u bë një dëshirë kryesore për mbështetësit e Brexit, të cilët e shohin atë si një çështje të identitetit kombëtar. Deri në verë, të gjitha pasaportat e reja të lëshuara do të jenë me këtë ngjyrë.

“Lënia e Bashkimit Europian na dha një mundësi unike për të rivendosur identitetin tonë kombëtar dhe për të krijuar një rrugë të re në botë,” tha Sekretari i Brendshëm Priti Patel. Nigel Farage, i cili kryeson Partinë Brexit, e kishte quajtur kthimin në ngjyrën blu “një fitore të prekshme” të referendumit. Gemalto, kompania që do të bëjë pasaportat tha në një deklaratë: “Pas vendimit të vendit për t’u larguar nga Bashkimi Europian, dhënia e kontratës u kundërshtua nga disa politikanë dhe sektorë të mediave.”

Pasaportat e reja do të kenë një imazh të ri simbolik të cilat do të përfaqësojnë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore.