Prej ditësh Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur për një ndarje të mundshme. Gjithçka filloi kur këngëtarja hoqi mbiemrin “Berisha” nga profili i saj i Instagramit dhe së fundmi dyshimet janë shtuar akoma më shumë. Dyshja nuk e uruar njëri-tjetrin në ditën e të dashuruarve, ndonëse janë treguar mjaft aktiv në rrjete sociale. Patrisi përmes një postimi ka treguar se Shën Valentinin e ka kaluar me të birin, Tianin.
Deri diku kjo nuk është asgjë se fundja jo të gjithë i pëlqejnë urimet në rrjete sociale por detaji që sikur ka konfirmuar ndarjen mes tyre, është fakti se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.