Plane për këtë javë? Zbuloni parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut përgatitur për ‘BalkanWeb’ nga astrologu i njohur Jorgo Pulla.
DASHI- Të përgjithshmet: Ne jemi një javë para fillimit të Merkurit në rrugëtmin mbrapsh në shënjen e Peshqve, kështu që do të ishte një ide e mirë të përfitoni për t’u marrë me disa çështje të rëndësishme që ju keni lënë ende të pazgjidhura. Zgjidhni ditët e para të javës sepse nga e Premtja, dhe më pas do të filloni të ndjeni vonesën dhe vështirësitë në komunikim për disa nga çështjet që janë të rëndësishme për ju. Më 16/2 Marsi shkon në shenjën Bricjapit dhe nxjerr në pah edhe një herë fushën e profesionit tuaj dhe mundësitë ideale në ditët në vazhdim. Dashuria: Afërdita është në shenjen tuaj edhe këtë javë, duke treguar se jeni në gjendje të punoni më shumë për t’ja arritur qëllimit tuaj, edhe pse jeni në një kohë te mirë për biseda që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj. Për çështje sentimentale qe kërkojnë zgjidhje – gjithmonë do të ketë kohë për t’u përqendruar në jetën tuaj personale. Flirtim për juve që jeni në kërkim apo për juve që nuk keni dicka të re, me siguri do të keni dicka të re në këtë aspekt. Për juve që jeni në një lidhje, çdo çështje të pazgjidhur mund ta zgjidhni. Diskutimet për çështje serioze bëjini në fillim të javës e cila është ideale, sepse është dhe koha dhe momenti që ato të zgjidhen para fundjavës. Karriera dhe financat: Shumë e rëndësishme është çështja e biznesit tuaj I cili do të fillojnë të ketë një rritje të vogël përsëri këtë javë, posaçërisht këtë javë pasi kjo javë mbarojn çështjet nga më të vështira. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 nënvizon edhe një herë çështjet profesionale dhe çështjet që lidhen me punën tuaj. Marsi në këtë shenjë do të rizgjojë eklipset e mëparshme dhe ndoshta rivendos çështjet profesionale që kishit për ti stabilizuar më parë në dhjetor dhe janar.
DEMI- Të përgjithshmet: Mërkuri vazhdon rrugëtimin e tij në shenjën e Peshqeve, por këtë javë përgatitet për udhëtimin mbrapsht të tij, që mund të nënkuptojë vëzhgimin e disa ngatarresave të komunikimit me persona që mund të kishit lënë takime më parë dhe nuk ju realizuan ashtu siç dëshironit. Ndërsa ditët e javës kalojnë, ju mund të mendoni se ka keqkuptime midis miqve dhe si rrjedhojë mund të ndryshohen disa nga planet tuaja për një aktivitet në punën tuaj. Më 16/2 Merkuri do të qëndrojë i gatshëm për të filluar kursin e tij mbrapsht retrogradë në 18/2, kështu që sigurohuni që të mbyllni çështjet që ju shqetësojnë më përpara kësaj date – veçanërisht nëse ato lidhen me mjedisin tuaj miqësor – para fundjavës. Dashuria: Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 ju fton të jeni aktiv në mënyrë që të fitoni diçka në fushën emocionale. Juve që jeni në një lidhje përfitoni nga ditët kur nuk keni shumë punë dhe mund të krijoni hapsira pasi është ide e mirë të caktoni një udhëtim me i/e dashurën tuaj. Nëse jeni I vetëm disa të njohur mund të jeni përsëri në qendër të vëmendjes dhe mund tju duhet ta menaxhoni atë në një mënyrë perfekte. Nuk përjashtohet mundësia të merni një telefonatë që keni pasur në të kaluarën dhe të bëni një rifillim të ri në jetën tuaj. Karriera dhe financat: Çështjet e biznesit tuaj do të jenë në qendër të vëmendjes për ju këtë javë, pasi ju mund të mendoni se ekziston një klimë paksa e veshtirë me kolegët tuaj. Merkuri – i cili po përgatitet të kthehet prapa në fillim të javës tjetër – mund të krijojë disa keqkuptime midis jush dhe njerëzve të afërt. Mundohuni të mos lejoni që ata të ndikojnë në punën tuaj, në mënyrë që të mos shkojnë përtej çështjeve të komunikimit dhe profesionale.
BINJAKËT- Të përgjithshmet: Këtë javë preferoi të mbyllni gjithcka keni. Me çështjet që kanë të bëjnë me punën është në të mirën tuaj tani në fillim jave, sepse më vonë do të keni disa vonesa. Sundimtari juaj Merkuri ndodhet në shenjën e Peshqve të Dielën më 16/2 fillon rrugëtimin e tij mbrapsh në retrogradë në 18/2 e tutje. Kjo tregon se me kalimin e ditëve, komunikimi do të bëhet paksa me i vështirë, ndryshe thoni juve ndryshe ju kuptojnë të tjerët. Nuk përjashtohet mundësia të keni shtyrje në takime biznesi ose vonesa në udhëtime. Më 16/2 Marsi shkon në shenjën e Bricjapit duke krijuar disa shpenzime më tepër. Dashuria: Këtë javë çështjet që mund të lindin në jetën tuaj personale janë në të mirën tuaj. Bëni pak kujdes se ka keqkuptime, sepse koha është disi e paqartë, kështu që ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ato që thoni. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të mos lejoni që i/e dashura juaj të mendojë se për arsye të punës mund t’ju keqkuptojë. Është mirë që çdo gjë ta zgjidhni pa zhurmë, pasi do t’ju ndihmojë shumë marrëdhënien tuaj nëse mbani komunikim të mirë mes jush dhe partnerit. Për juve që nuk keni një lidhje apo jeni në kërkim për diçka të tillë do ti keni të gjitha mundësitë për të gjetur njeriun tuaj të zemrës gjatë kësaj jave. Nëse dëshironi të investoni në një njohje të re atëherë jeni në kohën e duhur. Karriera dhe financat: Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në fund të javës mund t’ju shqetësojë pak ne disa takime pune por mos u shqetesoni fare se ato që ndëgjoni nuk janë reale, por hipotetike. Mundohuni të mos lejoni që bisedat pa baza ti transmetoni tek të tjerët, pasi do të jetë shumë e vështirë të mbani pamjen tuaj realiste, kështu që do të shpërqendroheni lehtësisht. Besoni instiktin tuaj. Komunikimi mund të ketë disa çështje këtë javë pasi Merkuri përgatitet për rrugëtimin mbrapsh të tij, kështu që duhet të jeni pak më të vëmedshëm se çfarë ju ofrojnë dhe çfarë juve përfitoni.
GAFORRJA- Të përgjithshmet: Këtë javë, është një mundësi e mirë për të zgjidhur një çështje qe ka të bëjë me një problem me çështjet arsimore. Mund ti zgjidhni këtë javë si në punë por dhe në lidhje me çështje të tjera që lidhen me punen tuaj. Gjithashtu në lidhje me një udhëtim që keni planifikuar mund të realizohet në ditët e para të kësaj jave. Mërkuri është akoma në shenjën e Peshqeve duke mësuar mbi çështjet e mësipërme, por në fund të javës Merkuri kthehet në rrugëtim mbrapsht në datë 18/2. Kjo do të thotë që do të ishte më mirë të mos e lini këtë javë të pashfrytëzuar dhe të zgjidhni sa më shumë çështje që mundeni duke i dhënë përparësi studimit dhe udhëtimit. Është java më e mirë që mund te ishte gjatë këtij muaji.Dashuria:Mendja juaj mund të jetë në një udhëtim që dëshironi të bëni ose të mendoni për një të ardhme, jeni në një javë me shumë ndryshime. Kjo do të thotë se jeni në kohën e përshtatshme të ndryshimeve që dëshironi të bëni. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 aktivizon eklipset që ndodhen në boshtin tuaj në dhjetor 2019 dhe janar 2020, duke rivendosur çështjet ndërpersonale që kanë ndodhur qysh atëherë. Nëse keni një lidhje përpiquni të jeni sa me të qetë dhe sa më të kujdesshëm me i/e dashuren tuaj, sepse ka shume arsye për t’u grindur. Për juve që jeni vetëm mundësitë do t’ju jepen, por të jeni të kujdesshem sepse është një periudhë jo e përshtatshme për lidhje serioze.
Karriera dhe financat: Sektori i biznesit do të ketë mjaft angazhime këtë javë dhe gjysmën tjetër të muajit shkurt duke filluar këtë javë, pasi hyrja e Marsit në shenjen e Bricjapit në 16/2 sjell marrëdhëniet profesionale dhe partneritetet do te jene në plan të parë. Ju mund të mendoheni shumë për të parë se çfarë do të bëni në një marrëdhënie biznesi sepse planet kanë ndryshuar dhe ju duhet te vendosni ose të përshtateni me të dhënat e reja ose te vendosni te largoheni nga ajo punë. Peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat për të mos marrë ndonjë vendim impulsiv për të cilin do të pendoheni më vonë.
LUANI-Të përgjithshmet: Në këtë javë duket se çështjet financiare do të jenë në qendër të vëmendjes për juve pasi Merkuri në shenjen e Peshqeve që do të thotë ti jepni rëndësinë e duhur çështjeve ekonomike. Këshillohet që të mbyllni sa më shumë çështje pune apo ekonomike në këtë periudhë. Është në të mirën tuaj ti zgjidhni ato. Në fund të javës (16/2) Merkuri ndalon rrugëtimin e tij drejtë dhe kthehet retrograde dy ditë më vonë në 18/2. Atëherë do të jetë më e vështirë për shkak të pengesave profesionale dhe të tjera për të zgjidhur disa çështje financiare, kështu që është një ide e mirë të përfitoni nga ditët e kësaj jave për të parë përparësitë e gjërave.
Dashuria: Nuk perjashtohet mundësia të vini re këtë javë që komunikimi midis jush dhe partnerit tuaj ka filluar të paraqesë disa probleme, pasi i/e dashura juaj nuk është në momentin e duhur për të marrë vendime. Kujdes sepse është shumë kollaj për t‘u grindur. Nëse nuk jeni gati është mirë që të prisni derisa të plotësohen disa kushte për marje vendimesh. Është paksa e ngatërruar kjo periudhë në sferën sentimentale, shmangni çështjet e së kaluarës, veçanërisht nëse ato janë mbyllur përgjithmonë dhe nuk kanë arsye për të folur për gjera që nuk ja vlen ti ktheheni të kaluarës. Për juve që jeni vetëm mund të bisedoni për gjera të dites apo per të ardhmen por jo te vendosni tani per tani, përndryshe do të jetë shumë e lehtë – për shkak të detyrimeve të jetës së përditshme dhe atyre që keni në mendje – nga nxitimet mund dhe të gaboni. Karriera dhe financat: Kjo javë mund të përshkruhet si e qetë në lidhje me çështjet e biznesit tuaj. Këshillohet që të përgatiteni për disa angazhime profesionale ose projekte profesionale për të cilat dini se do të duhet të merreni vendime në të ardhmen e afërt. Gjërat do të ndryshojnë pas fundjavës pasi hyrja e Marsit në shenjen e Bricjapit në 16/2 tregon se me kalimin e ditëve, do të keni shumë nga angazhimet tuaja të punës. Është mirë që të bëni një ribisedim nëse keni diçka të tillë për të bërë. Nëse jeni të kujdesshëm asgjë nuk ndodh por do të keni dhe mundësira apo shanse të reja në këtë drejtim. Është një periudhë mjaft e mirë për juve të kësaj shenje për të vënë në vend çështjet ekonomike dhe stabilizimin e punës suaj.
VIRGJËRESHA- Të përgjithshmet: Merkuri është në shenjen e Peshqve dhe vazhdon udhëtimin e tij, duke krijuar lëvizshmëri në marrëdhëniet ndërpersonale dhe herë pas here ka edhe disa keqkuptime në komunikim. Është një ide e mirë të përfitoni nga mundësitë që ju janë dhënë këtë javë që kanë të bëjnë me të tjerët qoftë në një nivel personal, qoftë profesional, si dhe për të trajtuar çështje praktike. Ndërsa ditët kalojnë ju mund të vëreni se të tjerët mund të mos ju kuptojnë juve ose nuk i kuptoni të tjerët, duke qene në siklet, është paksa javë delikate prandaj kërkohet kujdes në çeshtjet e rëndësishme, mos merni vendime pa qenë të sigurt. Kjo do të ndodhë pasi Merkuri ndalon rrugëtimin e tij të drejtë dhe në 16/2 fillon rrugëtimin e tij në retrogradë dy ditë më vonë. Është në të mirën tuaj që sa më shpejt që të zgjidhni disa çështje aq më lehtë do të jetë për ju. Dashuria: Këtë javë ka të ngjarë të ndiheni pak të mërzitur sepse i/e dashura juaj ju kërkon gjëra që nuk është e mundur të realizohen këtë periudhë. Mirë është që t’i spjegoni gjërat në detaje që të ndiheni të çliruar në lidhjen tuaj, sepse fjala ngacmon fjalën dhe pastaj humbni thelbin e çështjes. Mundohuni të zgjidhni çështje të rëndësishme dhe të gjeni një pikë kontakti, pasi çështjet e komunikimit ka të ngjarë t’ju shkaktojnë shumë telashe. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 ju fton të jeni aktiv në këtë fushë nëse jeni vetëm nuk përjashtohet mundësia për ju që nuk keni lidhje të gjeni personin që ju mungon. Sigurisht që duhet të keni në vëmendje se Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrogradë në të njëjtën kohë, kështu që kini kujdes nga ekzagjerimet në komunikim dhe gabimet që mund të bëhen. Karriera dhe financat: Në lidhje me biznesin tuaj ose për çështjet tuaja profesionale kjo javë do të jetë pak shqetësuese, pasi ka të ngjarë të kuptoni se ka këndvështrime të ndryshme në një partneritet që keni. Edhe pse mund të ndaheni nga ortakeria as që mos u shqetesoni fare se të tjerët do të humbasin dhe jo juve. Ajo që duhet të keni në vemendje gjatë javës është që komunikimi dhe dialogu do të japin rezultatin përfundimtar në çdo çështje profesionale. Zgjidheni gjithçka që lidhet me punën tuaj në ditët e para të javës, pasi ditët që kalojnë nga mesjava e tutje do të jenë më të vështira për të realizuar gjëra të rëndësishme për shkak të pengesave në komunikim dhe zvarritjes së çështjeve qe juve kërkoni zgjidhje. Prandaj mire është t’i mbyllni në ditët e para të kësaj jave.
PESHORJA- Të përgjithshmet: Ne këtë javë juve u përpoqët të përqendroheni në çështjet e përditshme që mund të jenë të vogla – dhe mund të duken të mërzitshme – por duhet të zgjidhen, sepse nga një diçka e vogël në punë bëhet e madhe nesër në vendin tuaj të punës. Merkuri në Peshk do t’i sjellë ata në krye të gjërave më të rëndësishme. Do të keni ndihmesën e Merkurit tani në fillim jave dhe do të ishte një ide e mirë të shfrytëzoni mundësinë për t’i rregulluar ato sa më shpejt. Të Dielën në 16/2 Merkuri pregatitet për t’u kthyer në rrugëtimin e mbrapshtë me dat 18/2 kështu që i zgjidhni një herë e mirë çështjet ditore sidomos në ditët e para të javës, pasi ato do të ishin më të lehta për t’u trajtuar. Dashuria: Këtë javë duhet të keni parasysh që disa diskutime me partnerin tuaj mund të hapin çështje të së kaluarës që do të krijojnë një konfrontim midis jush, bëni kujdes. Mundohuni të zgjidhni çdo mosmarrëveshje në ditët e para të javës pasi do të jetë më e lehtë të gjeni një zgjidhje për problemin e krijuar. Nëse jeni vetëm dhe nuk keni një lidhje apo njohje, prania e Marsit në shenjën e Bricjapit që nga dita e Diel 16/2, tregon se ankthi i brendshëm nuk do t’ju lejojë të investoni në një njohje të re, prandaj shikoni mirë detajet që filloni lidhjen apo njohjen. Mundohuni të mos paragjykoni situatat pa arsye, dhe të lejoni kohë të tregoni se ku po shkoni në njohje apo lidhje.
Karriera dhe financat: Punët dhe angazhimet vazhdojnë mirë këtë javë, kështu që nuk është e lehtë t’i harroni ato pasi ato janë vazhdimisht përpara jush. Prania e Mërkurit në shenjën e Peshqve tregon një rutinë të përditshme që do të jetë mjaft e kërkuar dhe plot takime. Mundohuni të rregulloni çështjet më personale që i konsideroni më të rëndësishme në ditët e para të javës. Mund të ketë disa vonesa në planet tuaja që mund të mos ju lejojnë të mbani orarin që keni caktuar, sepse mund të ketë shtyrje apo vonesa.
AKREPI- Të përgjithshmet: Në këtë javë duket se çështjet tuaja personale dhe gjithçka që lidhet me dashurinë, krijimtarinë, gëzimin dhe argëtimin do të jetë më të vështira në lidhje me komunikimin në këtë javë, pasi prania e Mërkurit në shenjen e Peshqve ju bën pak më të vëmendshëm më të kujdesshëm në çdo aspekt. Sigurisht që duhet të keni në vemendjen tuaj se mund të ketë disa vonesa në çështjen tuaj personale ose mund t’ju duhet të ndryshoni udhëtimin. Datat që keni lënë apo çështje të ndryshme si dhe në atë sentimentale, të gjitha këto ndikojnë në kthimin e mërkurit në krahun e kundërt. Një shoqeri e mëparshme ka të ngjarë të rishfaqet në jetën tuaj ndërsa Merkuri përgatitet për rrugëtimin tij retrograde më 18/2. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit të Dielën 16/12 sjell shumë njerëz rreth jush, disa prej të cilëve do të zgjidhin disa çëshjte të përbashkëta me ju dhe do të bini dakord me të tjerët, për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën dhe udhëtimet. Dashuria: Prania e Merkurit tregon se çështjet tuaja personale do të jenë një temë diskutimi për ju dhe për miqtë tuaj që do të thotë do të marrin zgjidhje. Nëse jeni vetëm, ka shumë të ngjarë që një person me një histori emocionale të së kaluarës të rishfaqet në jetën tuaj dhe të vazhdoni rrugët të sigurt bashkë drejt së ardhmes, por këtë herë të dhënat do të jenë të ndryshme nuk do të keni kohë për të humbur por për të përfituar. Për juve që jeni në një lidhje, mos lejoni që gjoja „njerëzit e mirë që ju duan të mirën“ të përfshihen në diskutime që ju përkasin vetëm juve dhe jo të tjerëve sepse ata krijojnë probleme që nuk kanë asnjë arsye për të ekzistuar, vetëm se do të shkaktojnë përçarje.
Karriera dhe financat: Këtë javë do te perpiqeni pak me teper të mbani një ekuilibër midis çështjeve profesionale dhe personale pasi kjo e fundit do të tërheqë më shumë interes. Prania e Mërkurit në shenjën e Peshqeve dhe madje edhe para se të kthehet Merkuri prapa (18/2) tregon që ka të ngjarë të shfaqen vështirësi në komunikim në fushën profesionale. Kjo, së bashku me faktin se vëmendja juaj është përqendruar diku tjetër, mund t’ju bëjë të harroni detyrimet e rëndësishme në punë dhe në ekonomi. Kujdes, të jeni të vëmendshëm në çështjet që mund të parashtrohen në pune dhe në vendimmarrje që mund të duhet të merrni ndaj të tjerëve.
SHIGJETARI- Të përgjithshmet: Merkuri këtë javë vazhdon rrugëtimin e tij në shenjën e Peshqve, duke krijuar një introversion që do ta vështirësojë komunikimin edhe me njerëzit që i konsideroni “tuajët”. Është në të mirën tuaj nëse keni çështje për të diskutuar dhe rregulluar. Merruni me problemet që keni për ti zgjidhur në ditët e para të javës, pasi më vonë do të vini re se do të keni vështirësi në komunikim. Më 16/2 Merkuri do të fillojë të kthehet në rrugëtimin mbrapsht më 18/2, duke sjellë përsëri çështje të së kaluarës, por kjo nuk ju prish dhe aq punë për të parë se çfarë do bëni më tej.
Dashuria: Këtë javë, përpiquni të përqendroheni në çështje që ju shqetësojnë juve dhe të dashurën/in tuaj pasi keni tendencën të jeni pak nervoz dhe në biseda të veçanta bëni kujdes, pasi është shumë e lehtë të grindeni prandaj kërkohet vëmendja tuaj. Një çështje në fundjavë në lidhje me të kaluarën mund të rishfaqet, por nëse shihni se nuk është ajo që mendoni lëreni për në ditët në vazhdim, pasi mund të marrë zgjidhje më vonë. Jepuni peshë gjërave të reja që keni tani dhe mundohuni të jeni sa me korekt me të dashurën/in tuaj sepse kjo lidhje është ideale për juve që sapo keni krijuar një lidhje të re. Karriera dhe financat: Biznesit tuaj i duhet vëmendje këtë javë pasi Merkuri në të kundërt do të thotë se se komunikimi nuk është aty ku duhet, ndryshe ju flasin ndryshe kuptoni pra “telefon i prishur” në komunikimin me njerëzit në mjedisin tuaj të biznesit. Kjo nga ana tjetër mund të krijojë probleme dhe në punën tuaj, mundohuni të jeni sa më të qartë, veçanërisht kur ka diskutime për një projekt biznesi. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 18/2 tregon që në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të rishikoni disa nga zgjedhje që keni bërë më para dhe ti shikoni tani, sepse ka të bëjë me karrierën nesër dhe jo momentin tuaj tani.
BRICJAPI- Të përgjithshmet: Këtë javë do të kushtoni shumë nga koha juaj dhe interesi juaj për persona të ndryshëm të rrethit tuaj shoqëror, do të rritet duke kërkuar takime dhe diskutime me ta. Merkuri është në shenjën e Peshqve dhe tregon kontaktet me njerëz të ndryshëm. Do t‘ju vijnë disa lajme që do të arrijnë deri tek veshët tuaj. Nga fundi i javës duhet të tregoheni më të kujdesshëm me ato që thoni pasi në 16/2 Merkuri pregatitet për t’u rikthyer dy ditë më vonë ne rrugëtim të kundërt, duke treguar disa keqkuptime. Në 16/2 Marsi kalon në shenjën tuaj, duke treguar që mundësitë dhe vendimet që juve mund të merrni do të jetë mjaft pozitive për juve të kësaj shenje.Dashuria: Në këtë javë kontaktet me të dashurën/in tuaj kanë nevojë për vëmendje, pasi mund të vini re që ajo ka tendencë të keqinterpretojë disa nga gjërat që ju thoni. Keqkuptime fjalë të dëgjuara nga të tjerët është mirë që me qetësi dhe maturi ti bisedoni me të dashurën/in tuaj që ato fjalë që ka dëgjuar janë fjalë në ajër dhe jo të vërteta. Duhet durim pasi do të jetë e lehtë të humbasësh durimin dhe në fund të thuash fjalë që nuk do t’i kuptosh. Nëse vetëm nuk keni një lidhje stabël me futjen e Marsit në shenjën tuaj, nga data 16/2, kjo do të thotë që nuk do t’i lini asgjë në mëshirë të fatit, pasi dëshironi të merrni vetë kontrollin në gjithcka për të mirën e lidhjes. Kjo mund të bëjë që “magjia” e një lidhjeje të re të jetë e sigurt për të ardhmen prandaj sa me të vëmendshem aq me të fituar do të jeni. Karriera dhe financat: Këtë javë (shtrojeni) vendin, bëjeni gati për ditët në vazhdim që do të jenë mjaft positive për ju dhe profesionalisht. Hyrja e Marsit në shenjën tuaj në 16/2 tregon se si do të punoni për të arritur qëllimet e biznesit tuaj dhe për të arritur atë që dëshironi. Ajo që duhet të dini dhe te jeni të vetëdijshëm është se mund të hasni disa ‘pengesa’ në rrugën tuaj dhe se nuk duhet të bëni lëvizje impulsive për t’i kapërcyer ato. Çdo gjë me mirëkuptim për juve dhe për çështjet e rëndësishme që ju interesojnë. Merkuri në fund të javës do të krijojë disa pengesa në çështje të komunikimit dhe është mirë që nëse nuk jeni gati per një takim biznesi këtë fundjavë mund ta shtyni për javën që vjen.
UJORI- Të përgjithshmet: Për gjithçka që lidhet me të ardhurat, shpenzimet -fitimet dhe detyrimet financiare, por edhe fondin në përgjithësi është pak e vështirë për ju këtë javë, pasi Merkuri në Peshk po I vështirëson pak gjerat por zgjidhja do të vij nga fundjava dhe nuk ka vend për t‘u shqetësuar. Këshillohet që të organizoni dhe rregulloni disa çështje që lidhen me ekonominë në ditët e para të javës. Në 16/2 Merkuri do të kthehet në rrugëtim të kundërt dy ditë më vonë, kështu që do të ishte e këshillueshme që të jeni pak të vëmendshëm, jo të nxitoheni në pune në takime, në lidhje me bankat, kujdes në vija të përgjithshme. Dashuria: Në këtë javë është mirë që të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër me të dashurën/in tuaj për të vendosur se çfarë do të bëni në një të ardhme të afërt. Është javë që kërkon vendimarrje në sferën sentimentale, kështu që përpiquni ta përshtatni punën në orarin që juve doni dhe mos e lini jetën tuaj personale jashtë mundësive tuaja. Mund të keni disa mosmarrëveshje midis jush dhe partnerit tuaj për çështje biznesi që nuk keni kohën e mjaftueshme për njëri – tjetrin. Komunikimi i lirshëm mund t‘ju ndihmojë të arrini atë që ju mendoni për të ardhmen, kështu që nëse shihni diçka të tillë që po ndodh, mund të preferoni të vazhdoni të prisni sesa të shtyni situatën. Karriera dhe financat: Këtë javë do të duhet të vendosni për disa detyrime profesionale, të cilave do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje, edhe nëse ato janë pak të vështira për juve. Mërkuri po përgatitet për kursin e tij retrograde, që do të thotë se mund të ketë vonesa dhe pengesa. Kushtojini vëmendje të veçantë fundjavës pasi ka shumë të ngjarë që të dhënat e reja të dalin në një çështje biznesi që do t’ju ngatërrojë.
PESHQIT- Të përgjithshmet: Mërkuri vazhdon rrugën e tij në shenjën tuaj duke sjellë nevojat dhe dëshirat tuaja në jetën e perditeshme, por ka shumë të ngjarë që ju t’i komunikoni në mënyrë të gabuar dhe kjo është ajo që kërkon vëmendje. Ndërsa ditët kalojnë, ju mund të vini re që nuk jeni dakord me të tjerët ose mund të mendoni se të tjerët nuk ju kuptojnë. Më 16/2 Merkuri do të kthehet në retrospektive dy ditë më vonë, duke ju ftuar të rishikoni çështjet dhe vendimet e periudhës së kaluar. Në fund të javës ne gjithashtu kemi Marsin që hyn në shenjën e Bricjapit e cila ka të ngjarë të shkaktojë lëvizshmëri për shkak të aktiviteteve në grup dhe gatishmërisë për t’u përfshirë dhe juve ne punen tuaj. Dashuria: Çështjet tuaja emocionale mund të jenë një dhimbje koke për ju këtë javë pasi keni më shumë të ngjarë të gjendeni në situata kur nuk dini si të përgjigjeni dhe si të menaxhoni. Mërkuri në shenjën tuaj nuk do t’ju ndihmojë të shikoni në mënyrë objektive të dhënat dhe kjo është diçka që duhet të keni kujdes dhe vemendje. Nëse jeni në një lidhje mund të ketë disa keqkuptime me partnerin tuaj gjatë fundjavës për shkak të një problemi qe keni pasur më para. Nëse jeni vetëm, kushtojini vëmendje lidhjes së re dhe nismave të reja që doni me deomos ti stabilizoni, pasi është një javë e mirë dhe mjaft produktive për lidhje të reja. Karriera dhe financat: Partneritetet tuaja mund të kenë disa vështirësi këtë javë pasi ato kanë qenë objekt bisede dhe në të kaluarën, të cilat kanë qenë në kundërshtim me ju. Mundohuni të jeni sa më objektivë, pasi do të jetë e lehtë të shpërqendroheni nga të menduarit tuaj subjektiv dhe të merrni vendime të gabuara. Përfshihuni në aktivitete të rëndësishme biznesi në ditët e para të javës, pasi në ditët që vijnë, numri i keqkuptimeve do të rritet.