Duket se marrëveshja për qeverinë në Kosovë është më afër se kurrë teksa mediat kosovare raportojnë se ngërçi për postin e kryeparlamentarit është zgjidhur.
Mediat në Kosovë raportojnë se si përfundim, Glauk Konjufca pas më shumë se një muaj nga marrja e detyrës do të detyrohet ta lërë atë në funksion të marrëveshjes. Mësohet e me shumë mundësi atë do e marrë Vjosa Osmani e LDK-së.Por Konjufca nuk do të mbetet pa post pasi do të bëhet ministër në qeverinë Kurti, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja përfundimtare.