Kreu demokrat Lulzim Basha publikoi sot në facebook një komunikim me ndjekësit e tij në facebook, duke pretenduar se po lexonte shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm shqiptarë.
Por nga një kërkim i thjeshtë duket qartë se si është ndërtuar ky skenar i radhës me militantë të PD dhe profile të rreme në facebook.
UrbanNews verifikoi profilet e “qytetarëve” që i bëjnë pyetje Bashës dhe shumica prej tyre rezultojnë profile të hapura vetëm pak orë para se Basha të shfaqej live. Një pjesë e mirë janë gjithashtu militantet e Partisë Demokratike që nuk ngurrojnë të shfaqen hapur në facebook si të tillë.
Ja disa nga profilet e komentuesve të Bashës: / Urbannews