Nga Isa Myzyraj/

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka lajmëruar një protestë të paprecedentë pasditen e 2 marsit, kundër asaj që ai e quan gru sht shteti të qeverisë. Firmosja i një dekreti në shesh nga Meta, është sa misterioz aq edhe i ditur. Zërat lart e poshtë flasin për një bindje që Meta pasditen e 2 marsit do ta firmosë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. nNë fakt këtë teori e besoj edhe unë, Meta do të marrë aktin e fundit te rëndësishëm në postin e Presidentit, duke shpërndarë kuvendin, por më parë duhen plotësuar disa kushte.

Që akti i Metës të quhet të paktën moralisht legjitim, duhet që, nga dera e Presidencës e deri në Sheshin Skëndërbej të ketë turma njerëzisht që shfaqin revoltë ndaj qeverisjes Rama. Pra që Meta ta legjitimojë këtë akt, duhet të ketë njerëz në shesh, sepse ai po e bën “në emër të popullit” dhe nëse populli nuk del në rrugë, as ligjërisht e as moralisht akti nuk do të jetë legjitim.

Ka shumë dyshime se kush do i çojë njerëzit në shesh: Metës do i shkojnë simpatizantët e LSI, e sigurtë, por nuk mjaftojnë dhe do ishte kata strofë për të nëse shkojnë vetëm ata. Ajo që duhet të shihet është, a do bëhet opozita bashkë, dhe të gjithë të ndezin motorët e të nxjerrin popullin në shesh, që Meta të thotë, e kam popullin me vete. Gjithsesi ndaj Metës ka një urrejtje masive nga populli.

Që populli ka një urre jtje të madhe ndaj Metës, mjafton të shikohen komentet në portalet shqiptare. Nga një vëzhgim i thjeshtë, mijëra komente në portale e kanë delegjitimuar deri më sot thirrjen e metës për protestë, madje edhe në sondazhe të po këtyre mediave online, thirrja e Metës është e pavlerë.

Nëse hyjmë dhe lexojmë më në detaje, asnjë shqiptar duket se nuk e harron 7%, madje shkojnë aq larg saqë ia përmendin akoma në masë, floririn. Por shqiptarët nuk i harrojnë as dredhitë shembullore të Metës: Ai bëri koalicion me Berishën në 2009, 4 vjet më vonë me Ramën në 2013, e pastaj Rama e bëri president, që sot do ta shkarkojë, e në atë kohë opozitarët e PD-së thoshin të gjithë “Ky nuk është Presidenti im”, ndërsa sot ata që e ur ryen, e kanë bërë gardian të paqenë të Kushtetutës. Që Meta nuk ishte simbol unifikues i popullit, këtë e kanë ditur të gjithë që në fillim, që Meta nuk po e bën për kushtetutën luftën e tij, këtë përsëri e dinë të gjithë.