“Zoti nuk shikon pamjen dhe trupin tuaj, por shikon zemrën dhe punët tuaja”, citoi sot kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij. Ishin këto fjalë të shenjta nga Profeti Muhamet që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.