Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ka qenë ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së Donatorëve në Bruksel, ky inspektoi punimet e një pallati. Hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë kreu i qeverisë tha që të angazhohen edhe punonjësit e Bashkisë dhe të huajt, që do të vijnë në Shqipëri, pas lehtësirave që u janë ofruar me ligjin e ri.
“Ky është problemi kryesor, nuk e keni vetëm ju. Duam punë, duam punë, por kur vjen puna te puna mirë që duan punë shteti, por kur u thua hajdeni kualifikoheni, jo të gjithë janë. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin e ri për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket, po ky është fakti. Do i sjellim punëtorët nga jashtë nuk kemi ça bëjmë. Vijnë tjerët nga fundi i botës të punojnë në Shqipëri dhe këtu të gjithë duan rroga shteti. Punëtorët e Bashkisë të ndërmarjeve, merrini dhe atashojeni dhe ata të marrin më shumë. Që do të thotë janë punëtor ndërmarjesh, këta janë gati të punojnë, jepuani privatit këta janë të gatshëm t’i paguajnë aq sa paguajnë dhe të paguhen më shumë. E bëjnë në kushteve e rindërtimit. Punëtorët e ndërrmarjes e kanë për detyrë të punojnë, paguhen më shumë dhe kaq”, tha Rama.