Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Ilir Metes në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në deklaratën e tij Rama tha se Meta ka më shumë se një banesë dhe shtoi se nuk merrej me të pasi fokusi i tij është tek të pastrehët. “Presidenti ka më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që janë me shtëpi me qera dhe për ata që nuk kanë një shtëpi. Nuk merrem me Presidentin, është një luksi i madh për mua. Ua kam lënë juve të merreni me të, unë këtu jam për të pastrehët”, tha Rama.
Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar datën se kur do mbahet manifestimi kundër asaj që e quan ‘grushti i shtetit’. Meta është shprehur se në 2 mars bashkë me qytetarët do çlirojnë institucionet që sipas tij kanë rënë.