Një nga prioritetet e qeverisë për t’u vënë në jetë, kryeministri Edi Rama radhiti shërbimet publike ndaj qytetarëve, ku tha se vulosja e përsosmërisë së tyre është finalizimi i fazës së parë të revolucionit dixhital, që do të shkojë deri aty sa certifikatën dhe dokumentet nga zyrat e shtetit, qytetarët t’i merran direkt në telefonin e tyre.

“Që brenda 2020 për të aplikuar për një licencë, autorizim, certifikatë, cfarëdoqoftë, njerëzit mos të kenë nevojë të lëvizin nga shtëpia, ta bëjnë drejtpërdrejt për pak minuta, dhe nëpunësit të bëjnë gjithë punën që sot e 30 vjet i është kërkuar njerëzve, andej e këtej duke kërkuar dosje. Faza e dytë është që certifikata të të vijë në shtëpi, tek mrroklla, për këtë duhet mandati i tretit”, tha Rama.