Sot, në Pallatin e Koncerteve u diplomuan 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë, të cilët përbëjnë brezin më të ri të mjekëve dhe infermierëve e që bëhen dëshmitarë të rezultateve të Paktit për Universitetin dhe mundësive të punësimit mbi baza merite.
Kryeministri Rama ishte i pranishëm për tu uruar mirëseardhjen pjesëtarëve të rinj të asaj trupe që ka misionin të shpëtojë jetë dhe i siguroi se kushtet e përmirësuara të studimit dhe punësimit në fushën e tyre do të vazhdojnë.
Kryeministri tha se masat mbështetëse për studentët e mjekësisë tejkaluan programin e Paktit për Universitetin, jo vetëm me ndërtimin e sallave laboratorike, biblotekën, sallën Aula Magna dhe sallat e studimit, por edhe me krijimin e sallës së re kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare e cila sipas tij tregon cilat janë standartet e sistemit shëndetësor për të ardhmen e afërt.
Rama në përgjigje të lajmeve për ikjen e mjekëve, theksoi se në këto dy vite janë punësuar në vendin tonë rreth 400 mjeke dhe 2200 infermiere, si dhe shpjegoi sërish se punësimi larg vendeve të punës i ofrohet mjekëve shqiptar e shpërblehet një rrogë të niveleve Europiane.
Po ashtu, Rama i siguroi mjekët e rinj se me ndryshimin në Kodin Penal për të mbrojtur figurën e mjekut nga çdo kanosje e sulm, do të garantojë respektin dhe dinjitetin që meriton detyra e tyre, të cilin Kryeministri e konsideroi art, jo thjesht një zanat a profesion.