“Dashuria është një frut që e ka kohën në çdo stinë dhe që mund ta mbledh çdo dorë”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij. Ishin këto fjalë të shenjta nga Nënë Tereza, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta” në ditën e Shën Valentinit.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale.