Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Kreu i qeverisë i uroi mirëseardhjen Presidentit Sassoli, i cili do të zhvillojë sot një sërë takimesh me drejtuesit e lartë të shtetit, si dhe do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas takimit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Sassoli do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. “Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin”, u shpreh Sassoli para vizitës në Shqipëri.