Zonat veriore vijojnë edhe gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa- Mbetet Pellgu i Mesdheut edhe nesër në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por pjesa tjetër e kontinetit paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here do ketë stuhi të forta ere.